E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjahu fton Abasin

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka ftuar Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, në një takim për të arritur “paqe politike dhe ekonomike”. Lajmi është mirëpritur në botë. “E ftoj liderin e palestinezëve që të takohemi, në mënyrë që të arrijmë paqe politike dhe ekonomike”, ka thënë Netanjahu, në një takim në Bershebi, në jug të Izraelit. “Propozoj që takimi të mbahet në Bersheb, në mënyrë që të vazhdohen proceset paqësore, që shkojnë në të mirë të popullatës”, tha dje kryeministri izraelit, Netanjahu, i cili që nga marrja e detyrës në muajin prill, nuk është takuar me Mahmud Abasin. Lideri palestinez e ka kushtëzuar takimin me Netanjahun, me ndaljen e ndërtimit të vendbanimeve izraelite në territoret palestineze dhe me pranimin e formimit të shtetit palestinez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›