Vetëvaret në degën e ullirit 43-vjeçarja
Sarandë
Xhelozia merr një tjetër jetë njeriu. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Navaricë të Sarandës. Sapo ka zbardhur dita e djeshme, 43-vjeçarja Luljeta Mehmeti nga Navarica i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në ullirin e shtëpisë. Ndonëse uniformat blu nuk kanë gjetur asnjë shënim në vendngjarje, nga burime familjare mësohet se shkak i vetëflijimit të 43-vjeçares Luljeta Mehmeti, nënë e tre fëmijëve, kanë qenë marrëdhëniet e tensionuara e të acaruara prej disa vitesh mes saj dhe bashkëshortit, Zihniut, me motivin e tradhtisë bashkëshortore. Ajo është transportuar shpejt në spitalin e Sarandës, por ka mbërritur atje pa shenja jete.
#