E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjatet misioni i kompanisë shqiptare në Çad

Paqeruajtësit

Qeveria shqiptare i propozon Parlamentit të shtyjë afatin e qëndrimit të kompanisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin “Minurcat” në Republikën e çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore. Projektligji për këtë çështje është miratuar dje në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave dhe është dërguar për shqyrtim në Kuvend. Në bazë të këtij projektligji, afati i qëndrimit të kompanisë shqiptare në çad dhe në Afrikën Qendrore shtyhet deri më 30 qershor 2010. Misioni do të jetë i njëjtë me atë që kompania ka aktualisht, sigurimi dhe ruajtja e Shtabit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin e çadit, N’Djamena. Ushtarakët që do të marrin pjesë në vazhdim në misionin “Minurcat” të OKB-së, për ditët e qëndrimit në këtë mision, do të marrin veç pagës mujore, edhe një shpërblim ditor për vështirësi shërbimi, në masë të barabartë me shpërblimin ditor të ushtarakëve që marrin pjesë aktualisht në këtë mision.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›