E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte dënuar për vjedhje, lëvizte i lirë

Autori i Lajmit: red.
Ishte dënuar nga gjykata me dënim për një vepër penale të kryer prej tij, por qarkullonte si i lirë. Forcat e policisë së Korçës bëjnë të ditur se kanë mundur të kapin 19-vjeçarin Arif Guri, ndaj të cilit ekziston dënimi për veprën e “Vjedhjes”. Lindur dhe banues ne fshatin Potgorie të Korçës, Grui ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Korçës e kishte dënuar me 1 muaj e 20 ditë burg për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal. Gjatë arrestimit i riu nuk ka pranuar që ka konsumuar vepër penale dhe që ishte i dënuar nga drejtësia. Ai është shoqëruar për në rajonin e policisë dhe nesër pritet që të njihet me vlefshmërinë e arrestimit dhe me njohjen e vendimit që është dhënë për atë.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›