Ruçi: “Zgjedhjet në rrezik manipulimi”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste paralajmëron manipulimin e zgjedhjeve nga demokratët. Kreu i Asamblesë Kombëtare të socialistëve, Gramoz Ruçi, tha se çorganizimi i procesit zgjedhor dhe problemet me kartat e identitetit janë të organizuara. Sipas tij, Qeveria ka hapur deri tani vetëm 143 qendra aplikimi të qytetarëve për kartat e identitetit, kur në fakt në funksionim duhet të ishin vënë 331 qendra në të gjithë vendin. Sipas socialistëve, tentativa e Qeverisë për të manipuluar zgjedhjet lexohet qartë edhe tek listat e votuesve të paraqitura nga Ministria e Brendshme, ku mungojnë mbi 200 mijë zgjedhës pa pasaportë. “Nga shtetasit që nuk kanë pasaportë kanë aplikuar vetëm 150 mijë, nga 729 mijë që deklaron Ministria e Brendshme, e barabartë kjo vetëm me 20 % të tyre dhe nga 900 mijë që janë realisht pa pasaportë, kur kanë ngelur vetëm 62 ditë pune për të aplikuar", - u shpreh Ruçi. Ai renditi më tej edhe një sërë faktorësh të tjerë që vënë në rrezik zgjedhjet siç është mungesa totale e transparencës nga pikat e aplikimit në zbatim të urdhrit qeveritar, mungesa të qëllimshme të energjisë elektrike dhe të funksionimit të internetit në njësitë e aplikimit, moszbatimi i orarit nga operatorët si dhe një sërë barrierash të tjera administrative. “Shqipëria në NATO është vërtet një arritje historike e të gjithë shqiptarëve, ashtu sikurse është një ëndërr e bukur për të gjithë ne. Por, Shqipëria në NATO nuk është një slogan elektoral i pushtetarëve, duke lënë zgjedhësit pa votuar”, - tha ai. Në këto kushte ai ka paralajmëruar Kryeministrin, se PS nuk do të lejojë vënien në jetë të asnjë makinacioni për të manipuluar rezultatin. “Ne i themi Berishës, të mos bëjë shurdhin dhe memecin, por të dëgjojë zërin e opozitës dhe të heqë shpresën për të manipuluar me zgjedhjet. Berisha duhet të ketë kujdes dhe të mos luajë me zjarrin. Partia Socialiste është për zgjedhje demokratike”, - u shpreh Ruçi. Socialistët shprehën rezervat e tyre edhe për vendimin më të fundit të qeverisë për të ulur çmimin e kartave të identifikimit për disa kategori. Sipas Ruçit, ky proces është një tjetër mashtrim që po bën Kryeministri për të krijuar konfuzion dhe për të vonuar procesin. Në emër të socialistëve ai i kërkoi edhe një herë kreut të Qeverisë që të miratojë propozimin e PS-së për dhënien falas të kartave për disa kategori të qytetarëve. Partia Socialiste e Shqipërisë konstaton se zgjedhjet e 28 Qershorit rrezikohen seriozisht. Ato rrezikohen seriozisht si rezultat i mungesës së vullnetit politik të mazhorancës aktuale dhe lidershipit, Sali Berisha, me synimin e vetëm, manipulimin e rezultatit të 28 Qershorit.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009