LSI: Letërnjoftimet, vendimet e Qeverisë shtojnë konfuzionin
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim këshillon qeverinë të japë një zgjidhje përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së kartave të identitetit. Numri dy i LSI-së, Pëllumb Xhufi, pohoi dje se vendimet e herëpashershme thjesht shtojnë konfuzionin tek qytetarët dhe frenojnë aplikimet e tyre. "Ajo që do ta zgjidhte përfundimisht problemin është shpërndarja falas e kartave të identitetit, pastaj shteti, si në çdo vend të qytetëruar, ka mënyrat e veta për të vjelur të ardhurat që duhet të vileshin nga shpërndarja e kartave në fjalë”,- u shpreh Pëllumb Xhufi, duke bërë kështu një propozim të ri për t i dhënë zgjidhje këtij procesi. Sipas tij, një zgjidhje e tillë do të ishte më e përshtatshmja dhe gjëja kryesore që duhet bërë është ajo që procesi i pajisjes me karta identiteti të mos lidhet me pagesën e tarifës. LSI kërkon dhe ndërhyrjen e OSBE-së për zgjidhjen e kësaj situate. “Për problemin tepër akut dhe tepër vendimtar për suksesin e zgjedhjeve, pra për problemin e pajisjes me karta identiteti, duhet dhe urohet që të shprehen dhe organizmat e specializuara për proceset zgjedhore, siç është OSBE-ODIHR, i cili, duke u nisur dhe nga përvojat në vendet e tjera, në demokraci në tranzicion, do të mund të ofronte dhe ai një zgjidhje, e cila mund të bëhej një zgjidhje që do të përqafohej nga e gjitha politika shqiptare”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009