PS-LSI bashkojnë votat për buxhetin e Tiranës
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim bashkon votat me Partinë Socialiste për të miratuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Buxheti kaloi pa votat e këshilltarëve të PD-së, të cilët u larguan nga mbledhja pasi u refuzua kërkesa e tyre për të diskutuar këtë buxhet. Ndërkohë që Këshilli Bashkiak ka rrëzuar kërkesat e prefektit. Prefekti Rushdi Keçi, ka shprehur rezerva për mënyrën e votimit në Këshillin Bashkiak. Pas refuzimit të kërkesës së këshilltarëve të PD-së, për të diskutuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës, këshilltarët e PD-së braktisën mbledhjen. Këta të fundit kërkuan gjithashtu që të zbardhej procesverbali i mbledhjes së kaluar ku u diskutua për buxhetin, kërkesë që gjithashtu u refuzua. Ferdinand Poni, këshilltar i PD-së, u shpreh se këshilltarët e PD-së kërkojnë t u paraqitet buxheti i Tiranës. "Duam të gjykohet plani rregullues. Duam të dimë sa do jenë shpenzimet", - u shpreh Poni. Këto kërkesa, sipas Ponit bëhen për të rritur transparencën në Bashkinë e Tiranës. Nga ana tjetër,Besnik Bare, këshilltar i PS-së, duke iu drejtuar këshilltarëve të PD-së, u shpreh se pengimi i buxhetit bëhet për të sjellë konfuzion para zgjedhjeve. “Kërkoni të bëheni pengesë për gjithë atë që Bashkia e Tiranës i ofron kryeqytetit”, - tha Bare. Duke folur për integrimin në NATO, u shpreh se PS-ja e ka mbështetur me vepra integrimin e Shqipërisë. “Sot raporti evropian vlerëson rolin kontruktiv të Evropës”, - tha Bare. Erisa Xhixho, këshilltare e LSI-së, u shpreh se këshilltarët e LSI-së do votojnë pro miratimit të buxhetit të Bashkisë dhe do monitorojnë hapat që do të ndiqen për miratimin e buxhetit.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009