E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte në kërkim në Durrës, arrestohet në Tiranë



Tiranë - Është kapur nga specialistët Kundër Drogës pranë Policisë së Kryeqytetit, shtetasi në kërkim Aldo Axhenti, 23 - vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Durrës. Kapja e tij, u realizua mbi bazën e të dhënave operative që dispononte seksioni kundër narkotikëve të Policisë së Tiranës, se i sipërcituari qëndronte në Tiranë, duke ju shmangur organeve të drejtësisë së rrethit të Durrësit. Ndaj tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës më 7 korrik 2008, ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal, ku i është dhënë masa e sigurisë “Arrest në burg”. Shtetasi ju dorëzua strukturave policore në Durrës, për t?a dërguar më pas në vendin e vuajtjes së dënimit për konsumimin e kësaj vepre penale.

Vodhi kabinën elektrike, ndalohet 27-vjeçari

Tiranë - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Dashamir Dishi, 27 - vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”. Arrestimi i tij u krye sepse dje në Paskuqan, është kapur në flagrancë duke vjedhur në kabinën elektrike në zonën e Babrrusë, Paskuqanit, Bathores dhe Domjes. Po ashtu dyshohet se ky shtetas në kohë të ndryshme ka shkatërruar dhe vjedhur kabinat elektrike. U kryen veprimet procedurale, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 1 - palë gërshërë të cilat i përdorte për të prerë kabollat e kabinës, një thikë të cilën e mbante pa leje dhe automjeti tip “Bens”, me targa TR 1081 H.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Shkatërrimit të rrjetit elektrik”, “Vjedhjes” dhe të “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 156, 134 dhe 279 të Kodit Penal.

Kishte plagosur dy muaj më parë një shtetas, dorëzohet në polici

Tiranë - Është vetdorëzuar shtetasi në kërkim, pranë seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, shtetasi Petrit Çitaku, 45 - vjeç, lindur dhe banues në Babrru. Ky shtetas dyshohet se më datë 27 Maj 2008, në një pikë euroloto, në Babrru, ka plagosur me armë zjarri pronarin e kësaj pike, shtetasin Roland Rrapi.
Gjykata e Tiranës më 25 qershor 2008, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest burg”, për veprat penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 89 dhe 278/2 të Kodit Penal.

17 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›