Korriku, fluks turistësh të huaj
Fillimi i korrikut konsiderohet nga biznesi turistik i Sarandës si porta e parë hyrëse e sezonit turistik "Verë 2009". E gjithë përgatitja e bërë deri tani do të vihet në provë me turet e pushuesve që "do të gjejnë derën" e këtyre hoteleve gjatë muajve korrik dhe gusht. Hotelet më të preferuara që ka Saranda, e kanë "shitur" veten në atë që ofrojnë, duke bërë edhe një marketing më të mirë sivjet. Për këtë është përdorur më gjerësisht interneti, ku mjaft prej rrjetit të 120 hoteleve që numëron Saranda janë të pranishme në faqet turistike. "Por edhe miqësitë e lidhjet tradicionale nuk kanë dalë mode. Klientët e viteve të kaluara, të kënaqur nga shërbimi, kanë rizgjedhur hotelet tona për të pushuar", thotë një prej pronarëve të hoteleve. Mjaft nga prenotimet janë bërë që në prill-maj dhe klientët e pritshëm shqiptarë do të jenë kryesisht nga Tirana, Fieri, Korça etj.
Klientët nga Maqedonia, Kosova e Mali i Zi, por edhe nga Italia e Zvicra pritet të jenë në numër të konsiderueshëm në këtë sezon turistik. Këtë vit është punuar me promovime që kanë nisur qysh në muajin prill me grupe turistësh: austriakë, japonezë, amerikanë etj. "Ata vijnë përmes agjencive turistike në Tiranë, që planifikohen prej tyre një vit më parë. Këtë vit priten ardhja e klientëve të shumtë nga Greqia, të cilët prenotojnë përmes e-mail-it apo faksit për 1-2 net, për të vijuar turin e tyre në qytete të tjera shqiptare, si në Gjirokastër, Tiranë, Krujë etj. Në Sarandë mbeten shumë të kënaqur me hotelin, me shërbimin, por edhe me atë që gjejnë në qytet, pastërtinë dhe mjedisin e ngrohtë", na thonë në një hotel tjetër buzë detit. Ndërsa pushuesit vendas duket se "do pushtojnë" Sarandën gjatë muajve korrik dhe gusht. "Në gusht, gati 70 për qind e klientëve janë shqiptarë dhe kjo duket edhe sivjet, me numrin e madh të rezervimeve të bëra prej tyre", thonë në një hotel tjetër.