Ishujt e vërtetë të VIP-ave
Gjatë viteve ‘60, në epokën kur Aristotel Onezis dhe Zhaklinë Kenedi blenë "Skorpios" ("Akrepi", për shkak të formës) në arkipelagun e Lefkadës, të zotëroje një ishull ishte një privilegj i madh. Por që nga ajo kohë e deri më sot gjërat kanë ndryshuar dhe të blesh 800 hektarë, 10 milje larg tokës, duket se është bërë një kapriço e arsyeshme, sidomos për VIP-at, që varion nga 400 mijë euro për një ishull 1,70 hektarë përpara Rügen, në Baltik; te 25 milionë euro për 225 hektarë në ishullin Katafanga në mes të Paqësorit Jugor. Biznesi i blerjes së ishujve është një treg në zhvillim, shumë fitimprurës dhe pavarësisht ofertave të ulëta, është imun ndaj krizës financiare që ka përfshirë gjithë botën, luhatjes së bursave, frikës së ndryshimeve klimatike dhe terrorizmit. Kërkesa rritet në mënyrë konstante dhe vlera e pasurive të paluajtshme ulet çdo vit me 10-20 për qind.
Agjencitë
Një agjenci e specializuar në shitblerjen e ishujve privatë ka nxjerrë në adresën e saj katalogun me propozime. Është Farhad Vladi, shitësi historik i specializuar në atol, që prej 37 vitesh zbulon, shet dhe jep me qira ishujt më të bukur të planetit. Që nga tregtia e tij e parë - ishulli Kousin, në Sejshell, Afrikë, ku që prej vitit 2002 vendosën të kalonin muajin e mjaltit Pol Mekartnej dhe Hedhër Mills - zoti Vladi ka shitur rreth 2100 ishuj, nga Fixhi në Polinezi, nga Amerika Qendrore në Australi, nga Brazili në Skoci. Ato që e konkurrojnë janë amerikani Kevin Kros i "Bahamas Realty" ("Realiteti Bahamas") dhe Shejen Morrison që drejton "Coldwell Banker", Queenslend në Australi.
Por kush janë këta klientë? Zakonisht bëhet fjalë për biznesmenë, menaxherë ose financierë, meshkuj mbi të 50-at, amerikanë, ose sipas një tendence të kohëve të fundit, rusë dhe arabë. "Të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë: një vend të karikojnë bateritë e reja dhe të heqin spinën nga priza", komenton nga agjencia e ishujve privatë Vladi, me nëndegë në Kanada, Gjermani dhe Zelandën e Re. Atëherë nuk është rastësi që një pjesë e madhe e klientëve të "Ishujve Privatë Vladi" dhe agjencive të specializuara, si britanikja "Knight Frank" (www.knightfrank.com) ose "Luxury Homes" ("Shtëpitë Luksoze", që shet toka në Honduras, Ugandë, Kroaci, Nikaragua dhe Florida) përfaqësohet nga njerëzit e famshëm të botës së kinemasë ose muzikës.
Përveç Marlon Brandos, që bleu ishullin e Tetiaroas, 60 kilometra në veri të Tahitit, në kohërat e filmit "Mutiny on the Bounty", ishte Riçard Branson, padron i "Virgin Record", një nga të parët që bleu 74 hektarë nga një plazh i virgjër, me ujë të pastër si kristali, palma me arra koksi dhe pamje përrallore.
Në vitin 1979 u bë pronar i ishullit Nekër dhe aty ndërtoi një resort që tani pret klientët dhe miqtë e tij - kohët e fundit këtë vend e kanë vizituar edhe themeluesit e "Google" - për më shumë se 329 mijë dollarë në javë.
Aktorët pronarë
Me kalimin e viteve janë të shumë aktorët që kanë ndjekur shembullin e Marlon Brandos (dhe kanë investuar në këtë drejtim). Në vitin 2005, Mel Gibson bleu ishullin Mago, në Fixhi, ku që prej viteve ‘70 edhe sipërmarrësi Malkon Forbes zotëron ishullin e Laukalës. Në vitin 2006, magjistari David Koperfild bleu për 50 milionë dollarë një atol prej 11 ishujsh, Musha Kej në Bahamas. Më pas aktori Nikolas Kejxh, për të qenë i barabartë me të tjerët, u bë pronar i Lif Kej, një ishull i vogël në të njëjtin arkipelag. Xhoni Dip, si një pirat i vërtetë, u kishte paraprirë që në vitin 2005, duke blerë për 3 milionë dollarë (gjithmonë në Bahamas) 35 hektarë të "Little Hall‘s Pond". I fundit në kohë është Leonardo Di Kaprio, që ka blerë 3,2 kilometra të Blekadorë Kei, në Biliz, me qëllim që të ndërtojë një hotel me pesë yje. Një lajm i "Ireland Daily Mirror" thotë se këngëtari Majkëll Xhekson është në bisedime për blerjen e ishullit Inishkil në Irlandë. Por ëndërrimtarët janë nga të gjitha tipet: fillojnë që nga një kamerier gjerman, i cili për 55 mijë euro ka bërë të tijin një ishull në gjirin e Panamasë, deri te miliarderi zviceran që ka emigruar në Zelandën e Re për të studiuar florën dhe faunën. Miliarderë japonezë, top modele si Claudia Schiffer, tani janë edhe shumë korporata amerikane dhe evropiane në kërkim të resorteve të luksit për të zhvilluar konferencat e tyre dhe bisedat private ekskluzive.
Duket se ai që nuk e ka vënë re biznesin më të ri të blerjes së ishujve është Mohamed Nashid, presidenti i ri i Maldivës, i cili së fundmi është shprehur se do të bëjë të kundërtën, për t‘i garantuar popullit të tij një vend ku të shkojë kur niveli i ujit të rritet.