SHBA, më pak të sëmurë me kancer
Më një fund një lajm i mirë që vjen nga Amerika për sa i përket kësaj sëmundjeje të tmerrshme. "Ky është raporti i parë që tregon për një rënie të numrit të të sëmurëve, si meshkuj ashtu edhe femra", deklaruan para pak ditësh epidemiologët amerikanë. Harta e sëmundjes, në vendin ku shkenca dhe mjekësia zhvillohen me hapa gjigandë, do të publikohet thuajse në të gjitha revistat kombëtare dhe ndërkombëtare të mjekësisë për të treguar se nëse beteja me këtë sëmundje nuk mund të fitohet, të paktën mund të bëhet më pak e ashpër. Kështu, në krahasim me të kaluarën, është hera e parë që mund të thuhet me gojën plot se rastet e të prekurve nga tumoret janë ulur ndjeshëm. Një dhjetëvjeçar më parë, në vitin 1998, në një raport të "Journal of the Nacional Cancer Insitute", përshëndetej rënia e numrit të vdekshmërisë nga kanceri. Ishte hera e parë që nga vitet ‘30. Sëmundja prekte gjithmonë e më shumë persona, por përcaktimi i saktë i diagnozës dhe terapitë e duhura bënin që numri i të shëruarve të ishte i madh. Dhjetë vjet më vonë patëm një tjetër lajm të jashtëzakonshëm. Sepse nuk është më vetëm numri i vdekshmërisë që është ulur ndjeshëm, por edhe numri i personave të prekur nga kjo sëmundje. "Për shembull, në shumë vende të Evropës, si Itali dhe Francë, numri i të sëmurëve është ulur ndjeshëm në veri, ndërsa është në rritje të vazhdueshme në jug të vendit. Megjithatë kjo tendencë në Amerikë nuk na habit aspak. Përkundrazi, shpresojmë që shumë shpejt kjo përqindje të ulet edhe në Evropë", thotë Francesko Berrin, epidemiolog i Institutit të Tumoreve në Francë. Po kështu konfirmon edhe një koleg i tij, që ka punuar rreth 12 vjet në një institut shkencor mbi kancerin në Amerikë: "Nëse flasim për uljen e të prekurve nga kanceri i mushkërive, kjo i detyrohet rritjes së ndërgjegjshmërisë së njerëzve dhe masave parandaluese. Por, për tumore si ai i gjirit, kemi përshtypjen se asgjë nuk ka ndikuar për parandalimin e tij. Ai ka prekur ata më të predispozuarit".
Mes vitit 2001 dhe 2005, vite në të cilat "JNCI" ka kryer monitorimin, numri i të sëmurëve në Amerikë është ulur me 0.8 për qind. Ata që qëndrojnë në krye të listës për sa i përket rënies së numrit të të prekurve janë kaceri i mushkërive, ai i gjirit dhe ai i zorrës së trashë. Nëse raporti i mjekëve amerikanëve akuzon duhanin se provokon një të tretën e vdekjeve nga kanceri (jo vetëm në rrugët e frymëmarrjes), autorët e "JNCI" po renditin shembullin e jashtëzakonshëm të shteteve jugore të Amerikës që kanë aplikuar një taksë shumë të lartë mbi duhanin (ndërsa Jugut dhe Qendrës, ku taksat janë më të ulëta, i korrespondon një numër shumë më i madh sëmundjesh). Rekordi për sa i përket shëndetit dhe jetëgjatësisë u takon mormonëve, të cilëve feja u mëson të mos pinë duhan. Evropa në krahasim me SHBA-të nuk është plotësisht e bindur për këtë gjë. Më të ndërgjegjshëm janë meshkujt. "Në Evropë, te meshkujt numri i të prekurve nga kanceri i mushkërive është ulur ndjeshëm, ndërsa mes grave duhanpirëse sëmundja zhvillohet akoma në shifra alarmante", shpjegojnë ekspertët. Për sa i përket tumorit të gjirit, numri i grave të sëmura mund të ketë rënë për shkak të zëvendësimit të terapisë hormonale që aplikohej në të kaluarën në Amerikë. Pasi kuptuan se mund të kishte një lidhje të mundshme me tumorin gjirit, shumë mjekë nuk vendosën t‘ua jepnin më pacientëve, duke ndikuar kështu në uljen e përqindjes. "Mendonim se tumoret ishin një problem i qytetërimeve të pasura dhe të urbanizuara. Të dhënat amerikane arrijnë në përfundimin se aty ku cilësia e jetës është më e mirë, edhe shfaqja e rasteve të kësaj sëmundjeje është e destinuar të ulet", përfundojnë specialistët.
Kanceri i gjirit mund të shërohet vetë?
Kërkuesit që merren me studimin e kancerit e dinë që në disa raste të rralla tumoret mund të zhduken spontanisht. Në shumë vende janë parë raste ku disa lloj melanomash ose tumoresh në zorrën e trashë janë zhdukur vetvetiu. Po ashtu edhe neuroblastoma, një tumor shumë i rrallë, që prek fëmijët, mund të zhduket pa asnjë terapi. Megjithatë, këto raste më shumë se sa mundësi janë quajtur nga shkencëtarët çudira. Por, sot studimi i disa shkencëtarëve norvegjezë tregon se ndonjëherë edhe tumoret më të këqija mund të zhduken pa asnjë mjekim, madje dhe më shpesh se ç‘mendohet. Studimi u bë nga "Dartmouth Medical School", "Norwegian Insitute of Public Health" dhe "Ulleval University Hospital" në Oslo. Për studim u morën dy grupe grash, nga 50 deri në 64 vjeçe, dhe u ekzaminuan gjatë dy periudhave të njëpasnjëshme të gjashtë viteve. Një grup me 109784 gra u mbajt nën vëzhgim nga viti 1992 deri në 1997. Në 1996-ën të gjitha grave iu kërkua t‘i nënshtroheshin një mamografie dhe thuajse të gjitha pranuan. Grupi i dytë i përbërë nga 119.472 gra u ndoq nga viti 1996 deri në 2001-shin. Të gjitha grave iu kërkua të bënin rregullisht mamografinë dhe thuajse të gjitha pranuan. Sipas kërkimit, mes grave që kishin bërë kontroll të rregullt mjekësor u regjistruan rreth 22 për qind tumore më shumë. Në gjashtë vjet, në 100000 gra u diagnostikua një tumor malinj i gjirit nga 1909, në krahasim me 1564 raste të gjetura mes grave që nuk kishin kryer kontrolle të rregullta. Sipas shkencëtarëve, përfundimi më i mundshëm për këtë divergjencë është se tumoret janë zhdukur. Shpjegimi më i mirë i një specialisti është ky: "Disa gra, në një periudhë të caktuar kishin zhvilluar një tumor në gji dhe më pas nuk e kishin më. Në fillim reagimi ynë ishte i pabesueshëm, por pastaj sa më shumë e shqyrtonim nga afër këtë rast, aq më shumë e besonim". Një shpjegim alternativ është se gratë që u ishin nënshtruar kontrolleve të rregullta përdornin terapi hormonale për menopauzën, ndërsa të tjerat jo. Megjithatë, studiuesit llogaritën se përdorimi i terapisë hormonale nuk do të mund të ishte përgjegjëse për jo më shumë se 3 për qind të efektit. Ndoshta mamografia ishte më e ndjeshme në periudhën e dytë të gjashtëvjeçarit dhe e aftë të tregonte një numër më të madh tumoresh (por ndjeshmëria e mamografisë duket se nuk ka ndryshuar fare); ose ndoshta gratë që u nënshtroheshin kontrolleve kishin një faktor më të madh rreziku për t‘u prekur nga kanceri. Megjithatë, për kërkuesit ishte njëlloj. Tani doktorët po mendojnë se si mund t‘i përsërisin këto rezultate. Një mundësi është të bësh të njëjtin lloj kërkimi në Meksikë, ku kontrolli mamografik nuk është futur ende.