Vetëvritet për dashurinë polici i antidrogës
Dashuria i ka marrë jetën
policit të antidrogës në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur
mbrëmjen e djeshme rreth orës
21:00, në lagjen "Ali Demi", në
kryeqytet. Polici i njësisë speciale
të antidrogës, Lorenc Muça, me
banim në lagjen "Ali Demi" është
vetëvrarë me pistoletën e punës.
Ndërkohë që mësohet se ka lënë
një letër ku shkruhej se kishte
vendosur të vetëvritej për një
femër. Prania e kësaj letre është
mësuar nga burimet e policisë së
kryeqytetit, të cilat kanë shkuar
në vendin e ngjarjes. Kanë qenë
familjarët që e kanë gjetur trupin
e pajetë të efektivit të policisë, të
cilët kanë bërë dhe njoftimin e
kolegëve të viktimës. Menjëherë
në drejtim të vendit të ngjarjes
janë nisur efektivë të shumtë të
Komisariatit Nr. 1 të Policisë së
Tiranës, që në bashkëpunim dhe
me efektivët e seksionit të krimit
ndaj jetës dhe shëndetit kanë
nisur hetimet. Burime nga uniformat
blu thanë gjatë mbrëmjes
së djeshme se, shkaku i vërtetë i
vetëvrasjes është ende i paqartë
dhe pse Muça, mësohet të ketë
lënë arsyet e lamtumirës në një
letër që është gjetur afër trupit të
pajetë të tij, që sipas të dhënave
ndodhej në krevat. Mësohet
se efektivi i antidrogës, Lorenc
Muça, është qëlluar vetëm një
herë me një plumb në zemër,
duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndarja mes efektivit të
policisë dhe të dashurës së tij,
me të cilën kishte më shumë se
tre vjet që ishin bashkë, mësohet
të ketë ndodhur pak kohë më
parë. Dhe pse kishte kërkuar që të
rikthehej me të, vajza, identiteti
i së cilës nuk është bërë i ditur
nga policia, nuk e ka pranuar
këtë gjë, duke kërkuar që Muça
ta linte rehat dhe të respektonte
vendimin e marrë. Burimet zyrtare
nga policia e kryeqytetit thanë
se, ngjarja është në hetim dhe se
janë marrë në pyetje familjarët
e viktimës. Ndërkohë që është
marrë në pyetje dhe vajza me të
cilën Muça kishte lidhje prej një
kohe të gjatë.
policit të antidrogës në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur
mbrëmjen e djeshme rreth orës
21:00, në lagjen "Ali Demi", në
kryeqytet. Polici i njësisë speciale
të antidrogës, Lorenc Muça, me
banim në lagjen "Ali Demi" është
vetëvrarë me pistoletën e punës.
Ndërkohë që mësohet se ka lënë
një letër ku shkruhej se kishte
vendosur të vetëvritej për një
femër. Prania e kësaj letre është
mësuar nga burimet e policisë së
kryeqytetit, të cilat kanë shkuar
në vendin e ngjarjes. Kanë qenë
familjarët që e kanë gjetur trupin
e pajetë të efektivit të policisë, të
cilët kanë bërë dhe njoftimin e
kolegëve të viktimës. Menjëherë
në drejtim të vendit të ngjarjes
janë nisur efektivë të shumtë të
Komisariatit Nr. 1 të Policisë së
Tiranës, që në bashkëpunim dhe
me efektivët e seksionit të krimit
ndaj jetës dhe shëndetit kanë
nisur hetimet. Burime nga uniformat
blu thanë gjatë mbrëmjes
së djeshme se, shkaku i vërtetë i
vetëvrasjes është ende i paqartë
dhe pse Muça, mësohet të ketë
lënë arsyet e lamtumirës në një
letër që është gjetur afër trupit të
pajetë të tij, që sipas të dhënave
ndodhej në krevat. Mësohet
se efektivi i antidrogës, Lorenc
Muça, është qëlluar vetëm një
herë me një plumb në zemër,
duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndarja mes efektivit të
policisë dhe të dashurës së tij,
me të cilën kishte më shumë se
tre vjet që ishin bashkë, mësohet
të ketë ndodhur pak kohë më
parë. Dhe pse kishte kërkuar që të
rikthehej me të, vajza, identiteti
i së cilës nuk është bërë i ditur
nga policia, nuk e ka pranuar
këtë gjë, duke kërkuar që Muça
ta linte rehat dhe të respektonte
vendimin e marrë. Burimet zyrtare
nga policia e kryeqytetit thanë
se, ngjarja është në hetim dhe se
janë marrë në pyetje familjarët
e viktimës. Ndërkohë që është
marrë në pyetje dhe vajza me të
cilën Muça kishte lidhje prej një
kohe të gjatë.