E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Eshtë goditur ADN socialiste

 

Anëtari i Kryesisë së PS-së, Kastriot Islami, në diskutimin e tij ka deklaruar se po sulmohen nga njerëzit pro Rama socialistët që mendojnë ndryshe dhe themeluesit e saj. “Veçanërisht gjatë viteve 2005-2009 është goditur rëndë ADN socialiste. Janë goditur dhe larguar themeluesit e saj. Janë goditur dhe larguar të gjithë ata që kanë drejtuar në vite PSSH dhe kanë ditur të fitojnë në betejat elektorale. Janë goditur dhe larguar militantët e saj. Janë goditur dhe larguar socialistët. Janë goditur dhe larguar idealistët. Janë goditur dhe larguar intelektualët. Por jo vetëm njerëzit, por është goditur e gjithë pasuria dhe gjithçka PSSH ka arritur, sakrificat, mundi, djersa, deri gjaku dhe goditjet e saj nga pushteti në vitet e vështira 1992-1996, kur ajo ishte në opozitë”, tha Islami. Sipas tij, mendimi ndryshe është palca e shtyllës kurrizore të PS-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›