Miratohen kriteret e shitjes së objekteve për kompensimin e ish pronarëve
/>Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën, kushtet dhe procedurën e tjetërsimit të sipërfaqeve të tokës me cilësi të veçantë që kalojnë për llogari të fondit të kompensimit financiar, për ish- pronarët.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (në vijim AKKP-ja) ngarkohet të kryejë proçedurën paraprake për tjetërsimin, në pronësi të pronarëve të ndërtimeve (në vijim kërkuesit), kundrejt kërkesës dhe për llogari të fondit të kompensimit financiar, të sipërfaqeve të tokës, që plotësojnë cilësitë e veçanta si: sipërfaqet që janë në rrugëkalime parcelash bujqësore, sipërfaqe të zëna nga impiante bonifikuese, kanale kullimi apo vaditje; që janë në pronësi të shtetit dhe të patransferuara në inventar të organeve të qeverisjes vendore, kur janë në pronësi të kërkuesit apo që rrethohet ose lidh dy a më shumë pasuri të paluajtshme, toka ku janë ngritur ndërtesa banimi, sociale apo industriale apo që janë pjesë e një studimi urbanistik të miratuar, etj.
Kalimi i pronësisë së sipërfaqes, që do tjetërsohet për llogari të fondit të kompensimit financiar, bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, në bazë të materialeve të paraqitura nga Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, brenda 10 ditëve nga data e mbërritjes së mandatpagesës origjinale, që vërteton pagesën e kaparit. Kalimi i pronësisë bëhet përmes kontratës standard të shitblerjes sipas dispozitave të Kodit Civil. Për lidhjen e kontratës, Këshilli i Ministrave autorizon një përfaqësues.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen ministri i Drejtësisë, drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë.