PS: debati Bode-Berisha për rritjen ekonomike, një skeç
/>PS ka ironizuar debatin Berisha Bode për shifrën e vërtetë të rritjes ekonomike, duke e quajtur atë një skeç. "Kryeministri e Ministri i Financave te dalin nga rolet e skeçit banal te rritjes se hatashme ekonomike"-tha dje Mimi Kodheli. "Dje, pasiguria kronike e këtij shteti mori jetën e një punëtoreje fatkeqe. Në të njëjtën ditë në sallën e qeverisë, luhej një skeç banal mes Sali Berishës e Ridvan Bodes për rritjen ekonomike.
Të dy talleshin!"- Kodheli ka renditur disa ngjarje të tilla që tregojnë varfërinë e tejskajshme në të cilën gjenden njerëzit. Dje, vazhdoi Kodheli,- lufta për mbijetesë në atdheun e varfërisë e të papunësisë që rritet përditë, vrau një grua te pafajshme, e cila çmontonte predha për një rrogë qesharake në një punë të pasigurt shteti, ndërkohë që Sali Berisha bënte sikur grindej me ministrin e tij për shifrën e rritjes ekonomike. Të dy gënjenin! Ndërkaq, Kodheli ka përmendur rastin fatkeq të punëtores në Poliçan. "Dje një nënë la pas dy fëmijë jetimë në një familje të këputur nga skamja në qytetin e varfër të Poliçanit ku nuk mbërriti asnjë ngushëllim nga qeveria, të cilës për shkak të mungesës së çdo kushti sigurie i'u vra një punonjëse e ndershme"-tha Kodheli. "Kryeministri dhe Ministri i Financave të dalin nga rolet e skeçit banal të rritjes së hatashme ekonomike dhe të bëjnë detyrën për këta muaj që u kanë mbetur duke e filluar nga rimbursimet e shpenzimeve të varrimit për të ndjerën Suzana Kapxhiu, si edhe nga lidhja e një pensioni për dy jetimët e saj"-përfundoi deklaratën e saj Kodheli.
*********************************************
Reagimi i INSTAT për shifrat e rritjes ekonomike
INSTAT e ka ndjekur me vëmendje debatin e djeshëm në lidhje me shifrat e rritjes ekonomike në Komitetin e Planifikimit të Strategjive. Duke ndjerë detyrimin për informimin sa më transparent të publikut shqiptar në lidhje me treguesit që ai boton, INSTAT konfirmon që rritja ekonomike me bazë tremujore deri në muajin shtator të këtij viti, duke përfshirë katër tremujorë (i katërti 2007 plus 3 tremujorët e parë 2008) është 9.9 % dhe deri tani nuk disponon asnjë të dhënë tjetër mbi këtë tregues. Kjo shifër është konfirmuar dhe nga eksperti i Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili ka punuar në INSTAT dhe është dërguar në formën e një raporti zyrtar. Sigurisht që kjo nuk është shifër përfundimtare pasi të dhënat për rritjen ekonomike janë objekt i revizionimit të vazhdueshëm në kohë.