Islami: Ja rrugët e zgjidhjes
Deputeti socialist Kastriot Islami propozoi dje rrugët e zgjidhjes së krizës. Gjatë fjalës së tij dje në seancë, ai tha se "nëse do të garantohej rezultati legal i zgjedhjeve dhe të hetoheshin kutitë e materialeve zgjedhore, mund të ketë një zgjidhje të krizës". "Debati bëhet për hapjen e kutive, por qëllimi i hetimit është legjitimiteti i kësaj Qeverie. Nëse qëllimi është legjitimiteti i Parlamentit, zgjidhje të krizës nuk mund të ketë, pasi nuk ka asnjë faktor politik apo juridik për të cenuar legjitimitetin. Zgjidhja do të ishte politike, nëse do të futej në shtratin ligjor dhe kushtetutës", u shpreh Islami.