Patozi: PS e lodhur, Rama simbol i korrupsionit
Partia Demokratike "nxeh" fushatën paraelektorale, duke nisur sulmin drejt kreut të partisë më të madhe opozitare, Edi Rama. Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, gjatë turit nëpër Shqipëri, ka vijuar sulmet ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama.
Patozi duke "sulmuar" opozitën, theksoi se kampi rozë është i lodhur përpara fushatës elektorale. "Një Parti Socialiste e lodhur që flet vetëm përmes një njeriu, kryetarit të saj, Edi Rama, simbol i korrupsionit. Ai tashmë i sigurt në humbjen e afërt kërkon të ruajë Bashkinë e Tiranës me çdo kusht, pa guxuar të japë dorëheqjen e të përballet me verdiktin e popullit si kandidat për deputet", tha Patozi. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, përgjatë takimeve që pati me banorë të Komunave Gurrë e Suç të Rrethit të Matit, u ndal tek investimet e kryera në to gjatë katër viteve të qeverisjes demokratike, situatën në të cilën ndodhen dy forcat më të mëdha politike në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit si dhe arsyet pse Partia Demokratike kërkon fitoren në zgjedhjet e fund qershorit. Nënkryetari Patozi bën me dije se në Komunën Gurrë, edhe pse pushtetin vendor e kanë përfaqësuesit e Partisë Socialiste, është investuar katër vitet e fundit dy herë më shumë se gjatë periudhës 1997-2005. "Ky është ndryshimi ynë me kundërshtarët tanë. Ne nuk i kemi trajtuar kurrë qytetet, komunat apo fshatrat si ca të nënës e ca të njerkës, si demokratë apo socialistë, por gjithnjë jemi bazuar tek nevojat e njerëzve, përmirësimi i jetës së tyre dhe projektet e paraqitura", u shpreh Patozi. Më tej ai renditi disa nga investimet kryesore të kryera në këtë komunë në tre vitet e fundit; ndërtimin e pesë ambulancave të reja për pesë fshatrat e Komunës, rikonstruksionin e dy shkollave, ndërtimin e tri urave dhe ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Gurrë e Madhe. Patozi tha se për të gjitha premtimet, çdo përfaqësues i Partisë Demokratike do të dalë ballëhapur para çdo votuesi për t‘i kërkuar sërish votën në zgjedhjet e 28 qershorit. "Klimën e mbështetjes, atmosferën e fitores dhe besimin që kanë njerëzit te Partia Demokratike e kam ndier në çdo qytet, komunë e fshat ku kam qenë që nga Jugu e në Veri", tha ai. Sipas tij, investime të ngjashme janë kryer edhe në Komunën Suç, e cila është e njohur për traditat në fushën e blegtorisë dhe atë bujqësore.