PS shtyn marrëveshjen me aleatët, pret Dulen
Dilema e PBDNJ së Vangjel Dules për të vendosur nëse bashkëpunimi i kësaj partie do të jetë majtas apo djathtas, shtyn edhe për një ditë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes katër partive të tjera të së majtës. Detajet e nënshkrimit kanë marrë fund, duke përcaktuar emrin me të cilin do të pagëzohet ky koalicion. "Bashkimi i ri për ndryshim" është emri që kanë zgjedhur partitë e opozitës për të quajtur koalicionin, mjaft i ngjashëm me sloganin e PS-së për zgjedhjet, "Politika e re për ndryshim".
Nënshkrimi i koalicionit u parashikua për ditën e sotme, duke marrë parasysh se PBDNJ do të shpallte emrin e partisë që do të bashkëpunojë ditën e shtunë. Deklarimi se ky vendim i përket mbledhjes së kryesisë së datës 12 maj, bëri që organizatorët e marrëveshjes të presin edhe 24 orë të tjera për të pritur vendimin e Dules. Ashtu si Dule, edhe partitë që janë pjesë e koalicionit me PS-në janë mjaft të rezervuara për të konfirmuar se PBDNJ e ka vendosur tashmë se do të kalojë majtas. Burimet partiake konfirmuan se nënshkrimi i marrëveshjes mund të bëhet në datën 12 maj, ndërsa më parë u parashikua për ditën e sotme.
Partia Socialiste do të kryesojë koalicionin "Bashkimi i ri për ndryshimin". Kryetari i kësaj partie, Edi Rama, u mandatua ditën e premte nga Asambleja Kombëtare që të përzgjedhë aleatët, të cilët kanë pikëpamje të njëjta qeverisjeje, program, qëndrime politike e filozofi të njëjtë me Partinë Socialiste. Sipas burimeve, koalicioni është i bazuar në disa kritere, duke shtuar Kodin e Etikës, që do të thotë se, pavarësisht se partitë janë në koalicion me njëra-tjetrën, do t‘u duhet të bëjnë fushatë individuale. Palët do të angazhohen se mes tyre do të ketë fushatë të qetë dhe pa fyerje e sulme. Së dyti, përmes kësaj marrëveshjeje do të përjetësohet çështja se cilës prej partive i takon të propozojë Kryeministrin në rast se koalicioni fiton zgjedhjet. Koalicioni "Bashkimi i ri për ndryshimin" duket se do të jetë i fundit që do të nënshkruajë marrëveshjen, ndërsa me afrimin e afatit të fundit që lejon Kodi Zgjedhor për regjistrimin e tyre në KQZ është mesnata e datës 13 maj. Referuar këtij afati, partitë kanë nxituar të nënshkruajnë aleancat zgjedhore. Partia Demokratike ka zgjedhur të nënshkruajë marrëveshje veç e veç me aleatët e saj të vjetër, por edhe të rinj. Javën e shkuar u nënshkruan marrëveshjet për dy koalicione: "Poli i Lirisë", i cili përbëhet nga PDK e LZHK, si dhe disa parti të tjera jo parlamentare. Koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim", e kryesuar nga LSI, përbëhet nga gjashtë parti si LSI, PSV91, PGJSH etj. Partia Socialiste po shfrytëzon në maksimum afatin që jep ligji për të bërë marrëveshjet. Deklarata e Partisë së të Drejtave të Njeriut pak javë më parë se në Kongresin e majit do të shpallë emrin e bashkëpunëtores, bëri që zyrtarët e lartë të selisë rozë të nisin negociatat me drejtuesit e kësaj partie. Në mungesë të një vendimi të ditës së shtunë, si dhe deklarimit jo të qartë se PBDNJ-ja kalon majtas, përfaqësuesit e katër partive të tjera që kanë konfirmuar bashkëpunimin menduan që nënshkrimin e marrëveshjes ta bëjnë në datën 12 maj. Kjo edhe për t‘i dhënë kohën e duhur partisë së Vangjel Dules të vendosë dhe të bëhet pjesë e ceremonisë së nënshkrimit. Sakaq, fjala mjaft kritike e z. Dule ditën e kongresit kundër qeverisë, veçanërisht për proceset integruese dhe votën e emigrantëve, është një sinjal se vendimi i kryesisë së ditës së nesërme do të jetë në favor të koalicionit me të majtën. PBDNJ vijon të përfaqësohet në qeverinë shqiptare me një ministër dhe kjo është një arsye që e ka detyruar të jetë mjaft strikte në deklarimin e bashkëpunëtorit në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa partitë janë duke bërë aleancat e fundit, KQZ ka miratuar udhëzimin që tregon procedurat e regjistrimit të koalicioneve në këtë institucion. Për të provuar nënshkrimin e koalicionit, në KQZ duhet të dorëzohet një kopje e marrëveshjes mes tyre.