PS: Shitja e ARMO-s, nën koston e tregut
Socialistët konstatuan mung
esë transparence dhe
hodhën dyshime për vlerën
e shitjes së kompanisë ARMO. Dy
deputetët e Partisë Socialiste, Erion
Braçe, dhe Kastriot Islami deklaruan
se më 21 maj 2009 nis zyrtarisht
procesi i privatizimit të kompanisë
ARMO. Sipas tyre, ky
proces është mjaft i vonuar po të
kemi parasysh faktin që kompania ishte strukturuar dhe bërë gati
për privatizim qysh para vitit 2005
dhe po t‘u referohemi premtimeve
elektorale e programore të qeverisë
"Berisha". "Ky proces karakterizohet
nga një mungesë e plotë e
transparencës dhe komunikimit
me publikun për një pronë kaq të
rëndësishme publike në nivel kombëtar
dhe me efekte sociale në
zonat urbane dhe rurale të qarqeve
Fier, Berat e Vlorë", theksuan
ata. Selia rozë mendon se krijohen
dyshime të konsiderueshme për
vlerën e shitjes së kompanisë nisur
nga fakti që me sa duket kjo
vlerë është llogaritur me të dhënat
e tregut në vitet para 2006.
Ndërkohë që rritja e çmimeve të
naftës dhe fakti se kostot nuk kanë
ndryshuar ka krijuar kushte që
vlera e kompanisë të rritet disa
herë. Për rrjedhojë, shtuan ata, ka
shumë gjasa që ARMO të shitet me
vlerë më të ulët sesa vlera e tregut.
Opozita thotë se ky proces është
qartësisht korruptiv po të kemi
parasysh menaxhimin e burimeve
njerëzore, konkretisht largimin e
ekspertëve dhe të specialistëve
dhe mbajtjen në punë të militantëve
të PD-së të punësuar
përmes fryrjes së organikave pas
vitit 2005. "Ky proces ka ulur
ndjeshëm vlerën e kompanisë,
duke vënë në rrezik funksionimin
e saj, por mbi të gjitha duke synuar
të kthejë në aksionerë militantët
e PD-së dhe disa drejtues të saj
korruptuar", nënvizon selia rozë.
Braçe dhe Islami argumentuan se
në këtë proces ka shumë gjasa që
kompania fituese të kontradiktojë
me synimet e objektivat
strategjikë dhe orientimet gjeostrategjike
të vendit tonë, sa u
takon çështjeve të sigurisë. Ndërsa
ngritën shqetësimin se procesi
ka shumë gjasa të shoqërohet me
tensione sociale për shkak të
varfërimit të mbi 500 familjeve
nga humbja e vendit të punës
dhe mospërcaktimi i asnjë perspektive
mbijetese.
esë transparence dhe
hodhën dyshime për vlerën
e shitjes së kompanisë ARMO. Dy
deputetët e Partisë Socialiste, Erion
Braçe, dhe Kastriot Islami deklaruan
se më 21 maj 2009 nis zyrtarisht
procesi i privatizimit të kompanisë
ARMO. Sipas tyre, ky
proces është mjaft i vonuar po të
kemi parasysh faktin që kompania ishte strukturuar dhe bërë gati
për privatizim qysh para vitit 2005
dhe po t‘u referohemi premtimeve
elektorale e programore të qeverisë
"Berisha". "Ky proces karakterizohet
nga një mungesë e plotë e
transparencës dhe komunikimit
me publikun për një pronë kaq të
rëndësishme publike në nivel kombëtar
dhe me efekte sociale në
zonat urbane dhe rurale të qarqeve
Fier, Berat e Vlorë", theksuan
ata. Selia rozë mendon se krijohen
dyshime të konsiderueshme për
vlerën e shitjes së kompanisë nisur
nga fakti që me sa duket kjo
vlerë është llogaritur me të dhënat
e tregut në vitet para 2006.
Ndërkohë që rritja e çmimeve të
naftës dhe fakti se kostot nuk kanë
ndryshuar ka krijuar kushte që
vlera e kompanisë të rritet disa
herë. Për rrjedhojë, shtuan ata, ka
shumë gjasa që ARMO të shitet me
vlerë më të ulët sesa vlera e tregut.
Opozita thotë se ky proces është
qartësisht korruptiv po të kemi
parasysh menaxhimin e burimeve
njerëzore, konkretisht largimin e
ekspertëve dhe të specialistëve
dhe mbajtjen në punë të militantëve
të PD-së të punësuar
përmes fryrjes së organikave pas
vitit 2005. "Ky proces ka ulur
ndjeshëm vlerën e kompanisë,
duke vënë në rrezik funksionimin
e saj, por mbi të gjitha duke synuar
të kthejë në aksionerë militantët
e PD-së dhe disa drejtues të saj
korruptuar", nënvizon selia rozë.
Braçe dhe Islami argumentuan se
në këtë proces ka shumë gjasa që
kompania fituese të kontradiktojë
me synimet e objektivat
strategjikë dhe orientimet gjeostrategjike
të vendit tonë, sa u
takon çështjeve të sigurisë. Ndërsa
ngritën shqetësimin se procesi
ka shumë gjasa të shoqërohet me
tensione sociale për shkak të
varfërimit të mbi 500 familjeve
nga humbja e vendit të punës
dhe mospërcaktimi i asnjë perspektive
mbijetese.