E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezolutë për masakrën e Srebrenicës, Serbia kërkon ndjesë për krimet

Parlamenti serb ka miratuar një rezolutë ku kërkohet falje publike për masakrën e Srebenicës në vitin 1995. “Parlamenti i Serbisë dënon ashpër krimet e kryera kundër popullatës myslimane boshnjake të Srebenicës në korrik të 1995-ës,” shkruhej në tekst. Në rezolutë thuhet se Serbia duhej të kishte bërë më shumë për të parandaluar tragjedinë.

Rezoluta u aprovua nga një mazhorancë domethënëse. Gjithsesi në këtë rezolutë vrasjet nuk janë konsideruar gjenocid. Vrasja e rreth 8 mijë boshnjakëve myslimanë, u krye nga forcat serbe të Bosnjës, aleatë të presidentit serb në atë kohë Slobodan Milosevic.

Ndërkohë një gjykatë holandeze ka hedhur poshtë një përpjekje për të hedhur përgjegjësinë e masakrës dhe mbi Kombet e Bashkuara. Rezoluta u miratua pas 13 orësh negociatash të nxehta në parlamentin e Beogradit. Nga 250 deputetë të parlamentit vetëm 173 deputetë ishin të pranishëm në sallë, e prej tyre 127 votuan pro rezolutës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›