Kufinjtë detar, Qeveria, qendër kontrolli si kusht për vizat
Qeveria ngre qëndron e kontrollit për kufijtë detar si kush pë heqjen e vizave me BE-në. Keshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për organizimin, strukturën dhe funksionimin e qendrës institucionale, operacionale detare, në bashkëveprim me institucionet shtetërore që kanë interesa në det. Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ngritja e kësaj qendre dhe funksionimi i saj është një nga kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për liberalizmin e vizave. Z. Berisha e vlerësoi këtë proces jo të thjeshtë, por të domosdoshëm në kuadrin e kontrollit të kufijve dhe të liberalizimit të vizave. “Ky është një prej kushteve, një prej standardeve evropiane, pasi në asnjërin prej vendeve të lira të Evropës dhe botës nuk është ushtria ajo që kontrollon kufijtë, por janë rojet bregdetare, të cilat kanë funksionim dhe organizim krejt tjetër, ato të cilat e kryejnë këtë detyrë”. Kryeministri shpjegoi se në rastin e Shqipërisë apo edhe të ndonjë vendi tjetër të BE-së, është bërë një zgjidhje e ndërmjetme, në mënyrë që procesi të mos ketë kosto të larta financiare. “Po të krijojmë dy roje bregdetare, një për ushtrinë dhe një për Ministrinë e Brendshme, është e kushtueshme. Për këtë qëllim është bërë zgjidhja që roja bregdetare që merrte ruajtjen e kufirit, do të ketë komandë civile dhe do të jetë nën drejtimin e përbashkët të Ministrisë së Brendshme dhe forcave ushtarake”. Kryeministri tha se ky model, i cili i përshtatet më së miri Shqipërisë, ka miratimin e plotë edhe të institucioneve përkatëse të BE-së.