Ismail Kadare: Vepra ime, as histori as gjeografi Ballkani

04/06/2005 “Synimi i veprës sime nuk ka qenë të shërbejë as si histori, as si gjeografi e Ballkanit. Ka qenë thjesht letërsi. Por letërsia vetëvetiu nganjëherë e kryen edhe këtë rol”. Pas marrjes së çmimit prestigjioz "Man Booker International Prize" (Çmimi Ndërkombëtar për Shkrimtarin më të Mirë), që është unik në llojin e tij shkrimtari Ismail Kadare pohon se vlerësimi mes një grupi konkurrentësh të fortë, përbën një “nder të dhjetëfishtë” për të. Çmimi u jepet një elite të zgjedhur shkrimtarësh nga e gjithë bota. Kadare 69 vjeç u nderua me këtë çmim jo për ndonjë vepër të veçantë, por për tërësinë e punës së tij si shkrimtar.
Jurisë, ndër shumë vepra të autorit, i kanë bërë përshtypje novelat "Prilli i thyer" dhe kryevepra e tij "Gjenerali i Ushtrisë së vdekuar". "Man Booker International Prize" është një çmim i përvitshëm themeluar në Londër, që nga viti 1969 nga shoqata e shkrimtarëve Britanike, Irlandeze dhe e vendeve të Komonuelthit. Për herë të parë nga krijimi i këtij çmimi, juria angleze këtë vit ka bërë një përjashtim në përzgjedhjen e fituesit, pasi këtë vit mësohet se kriteri i vlerësimit, ka qenë kontributi i një autori nga cilido vend i botës, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë në pasurimin e literaturës botërore. Ismail Kadare është vlerësuar me këtë çmim, në një kohë që për këtë çmim, ishin propozuar edhe emra të mirënjohur të letërsisë botërore, si amerikani John Updike, gjermani Guenter Grass, por edhe kolumbianin Gabriel Garcia Marquez, të cilët ishin midis 18 autorëve nga 13 vende, por njëkohësisht edhe autorët e mirënjohur britanikë Muriel Spark, Doris Lessing dhe Ian McEëan, si edhe kanadezen Margaret Atëood. Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të zhvillohet në Edinburgn, datë 27 qershor.
Zoti Kadare, Shqiperia mund titanët e letërsisë duke marrë çmimin Booker. Është ky vetëm njëri nga titujt e mediave ndërkombëtare sot. Çfarë paraqet ky çmim për ju personalisht dhe letërsinë nga e cila vini?
Është një çmim i rëndësishëm, tepër i rëndësishëm, çfarë mund të them më tepër. Është i rëndësishëm sepse është i veçantë, ka një grup konkurues shumë të fortë që i jep nderin këtij çmimi. Vetë pjesëmarrja, po përsërit mendimin që zgjedhja në këtë grup është një nder. Ndërsa çmimi është një nder i dhjetëfishtë.
Vepra juaj nga shumë studjues ndërkombëtarë të letërsisë, por edhe ekspertë të politikës në rajon, vlerësohet si shkollë për të njohur Ballkanin. A ka qenë ndonjëherë synimi i veprës suaj një gjë e tillë?
Jo. Synimi i veprës sime nuk ka qenë të shërbejë as si histori, as si gjeografi e Ballkanit. Ka qenë thjesht letërsi. Por letërsia vetëvetiu nganjëherë e kryen edhe këtë rol. Nuk është roli parësor i saj, absolutisht, është një rol dytësor i saj.
Zoti Kadare, tragjizmi është një nga elementët në shumë prej veprave tuaja. Sa mendoni se tragjizmi është edhe pjesë e identitetit shqiptar dhe nëse po, si ka ndikuar ai?
Tragjizmi është pjesë e gjithë identitetit botëror mendoj, por ka zona të botës që e kanë më të theksuar. Në këto hyn Ballkani dhe Shqipëria që është në mes të Ballkanit. Kurse për letërsinë tragjizmi është një element bazë. Nuk është njëlloj si në jetë si në letërsi. Sa për letërsinë, tragjizmi është një nga elementët bazë që e ka ushqyer letërsinë botërore gjatë mijëvjeçarëve.
Vepra juaj është një dëshmi e gjuhës në të cilën është shkruar, pra e pasurisë dhe e vlerës së shqipes. Çfarë do të thoshit aktualisht, kur sidomos gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit gjuha shqipe ka pësuar jo pak goditje?
Gjuha shqipe është në një dhunë të vazhdueshme, në një agresion të vazhdueshëm, në një ndotje, në një prishje të vazhdueshme dhe është një turp për opinionin publik shqiptar që e lejon një gjë të tillë. Ai duhet të gjejë mënyrat për të detyruar përdoruesit e kësaj gjuhe për t'i bërë zap, për t'i detyruar ta respektojnë gjuhën e vet, sepse nuk janë ata që e kanë krijuar këtë gjuhë. Kjo gjuhë është krijuar në mundime të mëdha dhe askush nuk ka të drejtë të verë dorë mbi të e ta prishi me injorancën, barbarinë, ose me egërsinë politike, siç ndodh për fat të keq në Shqipëri.
RADIO “EUROPA E LIR˔