“Ismail Qemali”, Shkolla Inovatore e Vitit
Finalizohet projekti “Shkolla e së Ardhmes”. Si një bashkëpunim midis British Council dhe Microsoft Partners në katër vende të rajonit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi, për herë të parë dje u dha çmimi Shkolla Inovative e Vitit. Gjimnazi “Ismail Qemali” është konsideruar prej jurisë shkolla që ka ofruar idenë më inovative se si nxënësit vihen në qendër të procesit të mësimdhënies duke organizuar kurrikulën rreth nevojave të tyre për nxënie. Gjithçka konceptuar ndryshe nga metoda tradicionale, ku programet e lëndëve ndjekin rrjedhën e tyre dhe mësuesi është figura kryesore. Teknologjia audiovisuale dhe e komunikimit luan një rol thelbësor në realizimin e këtyre ideve. British Council dhe Microsoft do t’i japin kësaj shkolle mundësinë nëpërmjet një granti të vogël të realizojë në praktikë këtë projekt-ide dhe po ashtu mësuesve dhe drejtuesve të shkollës do t’u lehtësohet aksesi në rrjete ndërkombëtare të mësuesve inovatore. çmime të tjera kanë shkuar për shkollën “Sami Frashëri” dhe për dy shkolla nga qyteti i Korçës, “Raqi Qirinxhi” dhe “Fan Noli”, të cilat kanë përfituar pajisje dhe aksesore për laboratorët e tyre të kompjuterëve. Të 40 shkollat pjesëmarrëse nga rajoni do të kenë mundësi të prezantojnë më të mirat e këtij projekti në konferencën përmbyllëse në Shkup në muajin mars. Projekti pati qëllim avancimin e debatit, duke angazhuar komunitetin e shkollave në procesin e parashikimit të shkollave të së ardhmes dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë për të tejkaluar barrierat e realizimit të një vizioni të tillë.çmimetçmimi i parë Shkolla “Ismail Qemali” Tiranëçmimi i dytëShkolla “Sami Frashëri” Tiranëçmimi i tretë Shkolla “Raqi Qirinxhi” KorçëShkolla “Fan Noli” Korçë