Isufi: Gramshi, serioz në çdo ndeshje
Ndihmëstrajneri i gramshiotëve, Madrit Isufi, pohon se takimi i kupës me Kastriotin është marrë seriozisht. Sipas tij, kupa është një eveniment i rëndësishëm, ndaj dhe kjo ndeshje do të respektohet. ”Nuk ka rëndësi, nëse luajmë për kupë apo për kampionat. E rëndësishme është që grupi i futbollistëve ta vlerësojë kundërshtarin, pasi shpesh mbivlerësimet dhe nënvlerësimet kanë pasojat e tyre.
Kemi zhvilluar dy ndeshjet e para të kampionatit dhe ende nuk po arrijmë të ekuilibrohemi. Gramshi nuk ka qëndrueshmëri dhe kjo u vu re në transfertën e Elbasanit, por shpresoj që kjo dukuri të evitohet gjatë ndeshjeve të radhës. Përpjekjet për tu pozicionuar në një vend komod të tabelës do të jenë parësore dhe besoj se shumë shpejt do ta gjejmë veten.
Për ndeshjen me Kastriotin do të aktivizojmë formacionin titullar, – u shpreh për Sportin shqiptar ndihmëstrajneri i Gramshit, Isufi. Ndërkaq, mësohet se vlerësime për takimin e sotëm kanë shprehur edhe drejtuesit më të lartë të ekipit, ku nuk mungon edhe vëmendja e kryebashkiakut Dritan Bici.
