Në Lezhë ; Humb jetën në aksident 2-vjeçarja
Përplasja e fortë e dy automjeteve në rrugën Lezhë-Fushë Krujë dje, ka pasur si pasojë vdekjen e një dyvjeçareje. Elona Biba, 2 vjeç, nuk ka mundur t’i mbijetojë vdekjes nga përplasja e dy automjeteve të drejtuara nga Paulin Mushati dhe Anan Cani. Sipas të dhënave të policisë, prindërit e vogëlushes Gjovalin dhe Donika Biba, por edhe vëllezërit e saj, Altin dhe Roland, përkatësisht 11 dhe 5 vjeç, kanë marrë plagë të lehta. Lidhur me këtë ngjarje Policia Rrugore i është futur punës për të zbardhur plotësisht ngjarjen.