Itali, 15 vjet burg për dy shqiptarët që grabisnin banesat
ITALI - Dy shqiptarë janë dënuar , përkatësisht njëri me 11 vjet e 4 muaj ndërsa tjetri me 3 vjet e 7 muaj, akuzoheshin për grabitje banesash. Shtetasit Indriz Veliu dhe Bujar Lusha kanë grabitur dy banesa në Mozzo dhe Urgnano. Autorët pasi ishin përballur me policinë ata kishin arritur të arratiseshin. Dhe pasi u bë ndalimi i të dy shtetasve shqiptarë, ata u akuzuan për vjedhje, plaçkitje, dhunim banese. Më saktësisht, Idriz Veliu, 22 vjeçe është dënuar me 11 vjet e 4 muaj dhe Bujar Lusha, 20 vjeç, me 3 vjet e 7 muaj. Idriz Veliu akuzohej edhe për tentativë për vrasje dhe kjo ishte arsyeja për të cilën ai mori një dënim më të gjatë. Ky vendim për të akuzuarit të cilët edhe më parë kishin precedentë penalë u mor dje nga trupi gjykues.
Ndalohet banda shqiptare, grabiste maune natën
BELGJIKË- Policia e Brukselit ka organizuar një aksion kundër një bande shqiptare të vendosur në Belgjikë. Sipas policisë belge, shqiptare kanë grabitnin ngarkesat e mauneve në sheshpushimet përgjatë autostradave të Belgjikës dhe të veriut të Francës, Mësohet se organizata ishte e përfshirë edhe në veprimtari të tjera kriminale si trafik droge, emigracion klandestin dhe falsifikim dokumentesh edhe në vende të tjera evropiane, Suedi, Holandë, Itali, Çeki, Zvicër etj. Rreth 150 punonjës policie janë vënë në dispozicion të aksionit gjithashtu u kryen edhe njëzet kontrolle banesash njëkohësisht në të gjithë territorin belg. Në përfundim të operacionit, u ndaluan 25 vetë, tetë prej tyre u vunë në arrest dhe pjesa tjetër ndiqet në gjendje të lirë. Malli i konfiskuar përbëhej nga goma të reja automjetesh, parfume të shtrenjta, kozmetikë, veshje dhe aparatura elektronike e informatike u gjet e fshehur në adresa të ndryshme. Nga hetimi rezultoi ekzistenca e një sistemi të mirë-organizuar shitjeje dhe rishitjeje të sendeve të grabitura. Të dyshuarit vepronin gjatë natës të ndarë në grupe të vogla, duke u zhvendosur nga një sheshpushimi në tjetrin nëpër autostrada ku identifikonin maune shoferët e të cilave ishin në gjumë. Pasi prisnin tendat e tyre, u grabisnin ngarkesat. Kjo bandë ishte aktive në Belgjikë që prej shumë vitesh shqiptarët e përfshirë në këtë grup janë me origjinë nga zona e veriut të Shqipërisë.
Maskat grabisin dhe dhunojnë një familje
PRRENJAS - Një grup personash të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e një familjeje ku kanë grabitur dhe kanë dhunuar fizikisht prestarët e saj. në momentin që grabitësit kanë hyrë në shtëpi, kanë gjetur vetëm një çift bashkëshortësh të cilët i cilët i kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupit duke u kërkuar para. Pasi kanë dhunuar dy bashkëshortët dhe kanë kontrolluar banesën, autorët janë larguar në drejtim të paditur sapo kanë mësuar për aksionin e policisë për kapjen e tyre. Burrë e grua 49 dhe 46 vjeç u dërguan fillimisht nga familjarët në spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmën e parë. Por duke pasur dëmtime të rënda në trup, të dëmtuarit u transportuan drejt spitalit ushtarak të Tiranës. Policia gjeti në banesë një kapuç me dy vrima, një krehër automatiku me 3 fishekë ndërsa në kuzhinë u gjetën 11 copë fishekë si dhe dy gëzhoja automatiku, një thikë dhe 113 mijë lekë në xhepin e brendshëm të një jeleku. Ende nuk dihet se sa persona kanë hyrë në banesë ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Vetëm një ditë më parë maskat grabitën 5 mijë euro në një prej agjencive monetare në qytetin e Korçës duke qëlluar me armë mbi punonjësin e vetëm të agjencisë.
11 Dhjetor 2009