Merr fund ankthi, janë gjetur 4 shqiptarët të zhdukur në malet grek
FOLLORINË – Gjenden pas disa ditësh kërkimi disa shqiptarë, të cilët po tentonin të kalonin drejt Greqisë përmes malit dhe motit të keq. Lajmi për gjetjen e tyre është publikuar nga oficeri i kontaktit pranë ambasadës shqiptare në Athinë, Andi Likaj. Pas sinjalizimeve të dhëna për zhdukjen e katër shqiptarëve, Likaj i është bashkuar ekipeve të kërkimit të policisë greke për gjetjen e tyre. Pas 24 orësh policia e vendit fqinj gjeti emigrantët klandestinë. Sipas burimeve zyrtare të ambasadës tonë në Athinë, ata janë: Idriz Shehu, 20 vjeç, Ismet Kaçi, 25 vjeç, Dritan Kaçi, 32 vjeç dhe Yzmi Deda, 50 vjeç, që të gjithë nga Dibra. Ata ndodhen në spitalin e Kosturit dhe po ekzaminohen nga mjekët. Sipas oficerit Likaj, katër emigrantet shqiptare do të dërgohen në Shqipëri paraditen e së premtes. Të katër shqiptarët ishin nisur drejt Greqisë duke kaluar ilegalisht kufirin, por kishin ngelur në malet e Follororinës, pasi kishin humbur orientimin.
11 Dhjetor 2009