E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 29 shqiptarë në pranga për drogë

 

ITALI - Disa muaj hetime, përgjime telefonike, filmime dhe investigime të policisë italiane dhe Europol-it, kanë bërë të mundur dje goditjen e një rrjeti të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës. Operacioni i koduar "Andromeda", që është zhvilluar kryesisht në Pisa të Toskanës, ka sekuestruar 49 kilogramë kokainë, 10 kilogramë heroinë, 6000 tableta ekstazi, 5 vetura dhe një automjet artikuluar, 2 pistoleta dhe 43 mijë euro. Sipas mediave italiane mësohet se janë ekzekutuar urdhër-arrestet për 42 persona të këtij rrjeti, të përbërë nga 29 shqiptarë, 8 italianë, 2 tunizianë, 2 lituanezë dhe një gjerman. Në momentin e arrestimit atyre iu kapën 2 kg hashash, 100 gramë kokainë dhe  127 mijë euro. Operacioni i organizuar nga Guardia di Finanza, zbuloi se qendra e këtij rrjeti ishte në një qytet holandez Antvverpen, ku fillimisht droga vinte nga Peruja në Holandë, e më pas trafikohej nëpër shtete të tjera të Evropës. Hetimet zbuluan se organizata vepron në Itali, Holandë, Belgjikë, Britani, Francë, Gjermani, Lituani, Shqipëri, Bolivi dhe Peru. Përmes përgjimeve u zbulua droga vinte nga Bolivia dhe përfundonte në Evropë përmes rrugëve detare me anije, nga Peruja në Holandë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›