E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 6 në pranga për trafik droge, mes tyre 5 shqiptarë

ROME- Guardia di Financa ka arrestuar 6 persona nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike me destinacion shpërndarjen e saj. Media italiane shkruan sot se mes të arrestuarve 5 shtetas janë shqiptarë, dhe 1 italian, të gjithë banues në Pomezia të Romës. Nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve, ndërkohë një tjetër operacion po zhvillohet në provincën e Savonës. Policia italiane po ekzekuton 18 urdhërarreste me burg kundrejt një organizate marokene që merret me trafikun e dorgës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›