E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin, babë e bir marrin peng nipin lirohet pas 4 orësh

KURBIN- Ka përfunduar pas 4 orësh aventura e 34 vjecarit Ndoc Ndoi i cili u rrëmbye të mërkurën pasdite nga daja dhe djali i këtij të fundit.

Sipas policisë konflikti për përfitime monetare nga një pronë të përbashkët mund ketë qenë dhe meseleja e ngjarjes e cila tronditi qytetin e Kurbinit pasditen e djeshme.

Rreth orës 19.00 Mark Nikolli, nga Laci 54 vjec së bashku me djalin Vladimir 26 vjec janë nisur në në një nga pikat e përpunim-tre¬gt¬imit të mermerëve në aksin e rrugës Laç-Pukë, ku Ndoi punonte si roje. Nën kërcënimin e armës kanë futur në makinë dhe kanë udhëtuar në drejtim të Pukës.

Pas denoncimit të familjes së Ndoit, policia është vënë në kërkim të autorëve. Rreth orës 23:00 u bë lirimi i pengut i cili u gjet në një banesë të braktisur në Fushë-Gjorm të Pukës.
s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›