Shkodër; Mbytet në Velipojë 56-vjeçari nga Ferizaj i Kosovës
Një 56-vjeçar nga Ferizaj i Kosovës është mbytur dje rreth orës 10:00 në plazhin e Velipojës, disa kilometra larg qytetit të Shkodrës. Sipas policisë, viktima quhet Femi Qorrolli. Menjëherë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vazhdon veprimet përkatëse për një informacion më të hollësishëm të ngjarjes.
Përplasja
Aksident në Mamurras, tre të plagosur rëndë
Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Mamurras, nga ku si pasojë janë plagosur tre persona. Aksidenti ndodhi si shkak i përplasjes së tre kalimtarëve nga një automjet që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, duke u shkaktuar atyre plagë të rënda. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 16-vjeçarja Ada Prela, 20-vjeçarja Rita Lika dhe 45-vjeçari Ilir Gjetani. Sipas burimeve policore, Prela ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i automjetit është Ilir Demiri, i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tij.