E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë; Policia, lehtësira qytetarëve për pajisjen me pasaportë

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për t’iu përgjigjur në kohë reale kërkesave të qytetarëve, e në mënyrë të veçantë emigrantëve, për t’u pajisur me pasaportë për jashtë shtetit. Gjithashtu, këto struktura kanë marrë udhëzimet përkatëse për menaxhimin sa më mirë të prodhimit në kohë të pasaportave, duke përballuar aktualisht fluksin e kërkesave në rritje për pasaporta. Këto masa janë marrë me qëllim, për të përballuar në kohë nevojat e shtetasve shqiptarë, të cilët kanë emergjenca shëndetësore, për të udhëtuar jashtë shtetit, për studentë, biznesmenë, turizëm etj., (ku afati për emergjencë është në pak se 3 ditë dhe duhet paraqitet një dokument që vërteton shkakun e lëvizjes së personit aplikant). Por, policia e kryeqytetit thekson se pasaportat aktuale, bazuar mbi ligjin e pasaportave, mund të shtyhet vetëm 1 (një herë) me një afat 1-vjeçar, në kohën kur ka ngelur jo më shumë se 6 muaj nga afati i skadimit të saj. Lehtësira do të ketë edhe ndaj aplikantëve emigrantë shqiptarë, të cilët vijnë në vendin e tyre me rastin e pushimeve verore, duke e prodhuar pasaportën me një afat të shpejtë prej jo më shumë se 5 (pesë) ditësh. Gjithashtu për të ofruar një shërbim të shpejtë dhe të përditshëm qytetarëve, sportelet e aplikimit dhe të shpërndarjes së pasaportave në Tiranë dhe në Kavajë, do të jenë të hapura edhe në ditët e diela të muajit gusht, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 12:00, ku qytetarët mund të aplikojnë për pasaportë edhe në ditët e diela. Krahas sa më lart, lutemi qytetarëve të paraqiten pranë këtyre sporteleve për të tërhequr pasaportat e tyre, pasi gjendja e pasaportave në total të prodhuara, por ende të patërhequra nga qytetarët, është rreth 1120 pasaporta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›