E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali; Dyshon se e tradhtonte me gruan, ther me thikë 23-vjeçarin Balla

Një 23-vjeçar është qëlluar për vdekje në banesën e të afërmit të tij, pasi është gjetur nga bashkatdhetari në shoqëri të gruas së tij. Gruaja, për t’i shpëtuar tragjedisë është hedhur nga dritarja, duke marrë plagë të rënda, por pa rrezik për jetën. Agresori është ndaluar dhe shoqëruar për në kazermë nga karabinierët e Montevarchi dhe më pas është arrestuar me akuzën e “vrasjes me dashje”. Viktima e kësaj ngjarjeje është Mariglen Balla, 23 vjeç, ndërkohë që është ndaluar kushëriri i tij, Krenar Çobo, 10 vjet më i madh se ai. Sipas të dhënave të policisë, dy kushërinjtë punonin bashkë. E plagosur ka mbetur edhe gruaja e Çobos, 22 vjeçe, e cila ka marrë plagë, pasi është hedhur nga dritarja e shtëpisë, përkatësisht 3 metra lartësi dhe ndodhet e shtruar në spital me kavilje të thyer. Sipas ndërtimit të skenës së krimit të realizuar nga karabinierët, alarmin ia ka dhënë 113-s, policisë, një fqinj i Çobos, i cili ka dëgjuar ulërima nga apartamenti ngjitur. Brenda apartamentit, policia ka gjetur 33-vjeçarin pranë viktimës, i cili kishte marrë dy a më shumë thika. Mësohet nga hetimet e para se krimi duhet të ketë ndodhur për motive pasionale, pasi Çobo ka gjetur në shtëpi gruan e tij me bashkatdhetarin. Në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e çiftit, 3 e 5 vjeç. Çobo së bashku me gruan dhe 2 fëmijët jetonin prej 6 muajsh në Montevarchi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›