Memorandume bashkëpunimi me Kosovën për luftën ndaj krimit të organizuar
Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe si parakusht për integrimin në BE dhe NATO, Shqipëria dhe Kosova pritet të arrijnë marrëveshje të dyanshme në mënyrë që sistemi i drejtësisë në të dyja vendet të bashkërendojë punët dhe të jetë më efikas në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit dhe dukurive të tjera. Ministri i Drejtësisë, z. Enkelejd Alibeaj, u takua dje me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë e Kosovës, znj. Nekibe Kelmendi, me të cilën është diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Pas takimit, Kryeministri kosovar u shpreh se “bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është duke u thelluar në të gjitha segmentet institucionale, ndërsa reformat që kanë ndodhur në Shqipëri dhe përvojat e tyre do të barten edhe në Kosovë”. “Gjithë ky bashkëpunim po ndodh në rrafshin edhe të integrimeve kombëtare, por edhe të integrimeve euro-atlantike, ku siç dihet, edhe Kosova si shtet, edhe Shqipëria si shtet do të jenë pjesë e BE-së dhe e NATOS”, - ka deklaruar Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi. Ministri Alibeaj tha se është i angazhuar në arritjen e marrëveshjes dypalëshe për bashkërendimin e aktiviteteve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Është e nevojshme arritja e një marrëveshjeje bilaterale, jo vetëm në hetimin e çështjeve të përbashkëta, por edhe në çështjet e transferimit të procedurave hetimore, të cilat janë detyrime formale për të konsideruar shtetin e Kosovës partner në ambientin evropian”, - deklaroi ministri Alibeaj për mediat vendase. Edhe ministrja e Drejtësisë, znj. Nekibe Kelmendi, është shprehur se formalizimi i një marrëveshjeje në këtë plan do të ngrejë në një nivel më të lartë angazhimet e të dy vendeve në luftimin e krimit të organizuar. “Ne jemi të interesuar ta luftojmë bashkërisht krimin e organizuar, korrupsionin, trafikimin e qenieve njerëzore, të cilat janë parakushte për integrimin tonë në Evropë”, - ka deklaruar ministrja Kelmendi.
Memorandumi
Ministri shqiptar i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se reformat në drejtësi në Shqipëri dhe në Kosovë janë të nevojshme për faktin që të dyja vendet aspirojnë anëtarësimin në strukturat evropiane. Po dje, ministri Alibeaj dhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Nekibe Kelmendi, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në lidhje aktivitetet e paligjshme dhe në ekstradime apo transferimin e çështjeve hetimore. "Do të arrijmë të besojmë dhe nënshkruajmë një marrëveshje bilaterale, jo vetëm në hetimin e çështjeve të përbashkëta, por edhe në ekstradime apo transferimin e çështjeve hetimore dhe kjo e bën Kosovën partnere si shumë shtete të tjera", - tha Alibeaj. Ministrja Nekibe Kelmendi theksoi se bashkëpunimi në fushën e drejtësisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka kohë që është duke u zhvilluar. "Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka kohë që është duke ndodhur, ndërsa marrëveshja e sotme vetëm e formalizon këtë çështje. Jemi të zotuar ta luftojmë krimin e organizuar, korrupsionin, trafikimin me narkotikë dhe qenie njerëzore", - tha znj. Kelmendi. Ministri i Drejtësisë, z. Enkelejd Alibeaj, ndodhet për vizitë në Kosovë me ftesë të homologes së tij, Nekibe Kelmendi. Ndërkohë që sipas mediave kosovare, dje pasdite kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi edhe dy homologët e Ministrive të Brendshme të Kosovës e Shqipërisë, Bujar Nishani e Zenun Pajaziti.