E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali: E ngujuar në shtëpi, arrestohet i shoqi me të vëllain

 

GJENOVA- Agjentët e zyrës policore në Gjenovë të Italisë kanë arrestuar dy qytetarë shqiptarë të moshës 41 dhe 34 vjeç. Lajmi bëhët i ditur nga 'AGI news on'. Dy shqiptarë akuzohen për sekuestrim personi dhe keqtrajtim në familje. 41-vjeçari emri të cilit nuk bëhet i ditur i martuar me një bashkëkombësen e tij 30 vjeç, me anë të kërcënimeve dhe dhunës, e detyronte gruan e tij të qëndronte gjithmonë në shtëpi dhe të kujdesej për fëmijët dhe të shoqin. Gruaja e dëshpëruar pas disa vjetësh e ngujuar, i ishte drejtuar të vëllait të saj. Por ai sapo kishte mbërritur në Itali e kishte detyruar të motrën që t'i bindej urdhrave të të shoqit. Disa ditë më parë gruaja kishte mundur të dërgonte një mesazh në celular një të njohurit, dukekërkuar që të shkonte dhe të denonconte situatën e saj në polici. I afërmi e bëri dhe agjentët e policisë dje në orën 18 00, duke identitfikuar vendin e banimit të familjes shqiptare dhe me anë të një prokure nga Gjenova kanë arrestuar burrin e saj dhe të vëllain. Në kuesturën e policisë u bë e ditur se kjo lloj sjelljeje është e ligjëruar nga kanuni i Lekë Dukagjinit, i cili rregullon marrëdhëniet mes shqiptarëve në disa zona të Shqipërisë, nga të cilat vijnë të dy bashkëshortët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›