NYT: BE, pranë një marrëveshje me Serbinë
Nga burime të Nju Jork Times bëhet e ditur se Bashkimi Europian mund të nënshkruajë një pakt me Serbinë, pasi Hollanda dhe Belgjika të mos vazhdojnë të bëjnë opozitë për këtë çështje.
Një marrrëveshje duket se do arrihet kur ministrat e Jashtëm të Europës do të takohen dhe duket se do të inkurajojnë forcat pro demokratike në Serbi për të fituar zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.
Hollanda dhe Belgjika insistojnë se përpara dhënies së një marrrëveshje Serbia duhet të bashkëpunojë ngushtë me Gjykatën e Krimeve të Rendatë Hagës.
Por shumica e vendeve anëtare në këto ditë parazgjedhore në Serbi duan të dërgojnë një sinjal të qartë për Serbinë për pasjen e një të ardhme në Bashkimin Europian .
Ngaburime të Ministrisë së Jashtme belge theksohet se nëqoftëse dotëketë një marrëveshje ajo do të nënshkruhet në qershor por gjithmonë me kushtin se nuk mund të këtë një forcë imediate, nëqoftëse nuk do tëketë bashkëpunim të plotë me Gjykatën e Hagës.
Nga burime të presidencës sllovene bëhet e ditur se të martën propozimi do të diskutohet nga ministrat e Jashtëm në Luksemburg.