PLUS SUM, ZERO SUM apo MINUS SUM?
Ylli Dylgjeri
“Politika duhet të jetë realiste; politika duhet të jetë idealiste: dy parime që janë të vërtetë kur plotësojnë njëri-tjetrin, të gënjeshtër kur janë të ndarë”. BLUNRSHLI
Profesori i shkencës politike italiane në tridhjetë vjetët e fundit, Giovani Sartori, në kapitullin, “Demokracia e drejtpërdrejtë dhe demokracia referendare” në libri, “Ç’është Demokracia” thotë: …”Një vendim quhet me shumën pozitive, kur të gjithë të interesuarit janë të favorizuar:
Të gjithë, në fund të fundit, fitojnë diçka (prandaj dhe shuma është pozitive).
Përkundrazi, një vendim quhet me shumën zero (zero sum), kur ai që fiton, fiton gjithçka dhe ai që humb, humbet gjithçka (dhe fitimi është i barabartë me humbjen: unë fitoj atë që humb tjetri). Më në fund, një vendim quhet me shumën negative (minus sum), kur të gjithë humbin, kur të gjithë dalin të dëmtuar”...
E citova më sipër profesor Govani Sartorin jo për të marrë një përgjigje lakonike nga fizikani special profesor Kastriot Islami, por, i nxitur së fundmi nga letra që Kryetari i LSI, Ilir Meta, i ka dërguar Kryetarit të PS, Edi Rama, duke i përcjellë njëherësh një mesazh dialogu: Të bashkojmë votat për një Referendum popullor!
Pra, Meta i fton: “Le ta nisim bashkimin e ri me bashkimin e votave me deputetët socialistë për Referendum”… “Ky do të ishte dialogu i vërtetë”... “Të ndërmarrim pra bashkërisht një vendim pozitiv!”. Kjo ftesë për mua nënkupton se demokracia votuese nuk ka përfunduar në Kuvendin e 21 prill 2008. Opinioni publik duket i gatshëm për ta mbështetur këtë ofertë bashkuese në kushtet e rënies së autoritetit të qeverisë së kryeministrit Berisha (pas ngjarjeve të Gërdecit), dhe përçarjes të së majtës shqiptare. Takimet e Metës me publikun e gjerë e konfirmojnë dukshëm këtë vullnet. Njëherësh, Meta me letrën e të hënës, që i dërgon Ramës, po inicion edhe një nismë të demokracisë përfaqësuese, një sistemi pra, ku vendosin përfaqësuesit (jo të përfaqësuarit): dhe përfaqësuesit flasin, diskutojnë, negociojnë, “shkëmbejnë” lëshime reciproke dhe, prandaj janë në gjendje të bien dakord për zgjedhje me shumë pozitivë (për ata që përfaqësojnë). Në demokracitë referendare nuk ka as negociata, as shkëmbime favoresh politikanesh: në fletët e votimit çdo pyetje arrin e saktë, e pandryshueshme dhe e vetme: POPULL, A JE PER NDRYSHIMET KUSHTETUESE? PO! apo JO! Sovrani vendos.
Kështu, I.Meta është bërë edhe një herë politikisht iniciatori për zgjidhjen e krizës dhe konflikteve brenda kampit të së majtës shqiptare. Iniciativën për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Shqipërisë e votuan për 3 orë, “me telefonin” e liderëve të partive të mëdha, pa kontributin e ekspertëve konstitucionalistë brenda dhe jashtë vendit. Me procedura të paprecedentë, deputetët e të dy kampeve të mëdha të politikës ishin nën trysninë e rikandidimit elektoral. Po t’i shtojmë edhe deklarimet e kryeministrit të vendit në një TV se: “Me këto ndryshime në Kushtetutë u rikthyem në referendumin e 1994”, tregohet edhe një herë karakteri tribal i politikës në përgjithësi dhe udhëheqësit blu. Shoqëria shqiptare sot ka pësuar ndjeshëm një hop cilësor, ajo edhe në 1994 nuk ishte “Po Kushtetutës” të propozuar nga qeveria demokratike. “Topi” është ngritur në kohën dhe vendin e duhur.
I përket Ramës dhe PS-së të luajë me vullnet të mirë për të fituar lojën e madhe elektorale që do të zhvillohet në zgjedhjet e ardhshme. Përndryshe… do vazhdojë të hedhë topin e basketbollit në kosh, mes fëmijëve në gjysmë fushat e basketbollit në lagjet e Tiranës. Përfundimisht, vendimi që do të merret nga PS (nëse) në pranimin e kësaj oferte inteligjente të LSI do t’i favorizojë të gjithë skuadrat në fushën e lojës, për t’i vënë fre shkarjes, në mënyrë që “ne këtu” të mos bëhemi si “ata atje”. Vetëm këtë kuptim ka edhe përgjigja Juaj kaluese e pyetjes në latinisht, vendosur në titullin e këtij shkrimi: Plus Sum, Zero Sum apo Minus Sum?
Dhe tani më thoni, cilën pjesë të këtij shkrimi nuk keni kuptuar?
Shënim i autorit: Çdo tingëllim i fjalës SUM me dialektalizmat oirientale është i rastit