E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali; Muratori shpëton nga mbytja fëmijën 16 muajsh



Një murator shqiptar ka shpëtuar nga mbytja një fëmijë 16 muajsh, i cili i shpëtoi vëzhgimit të të atit dhe ra në pishinën e shtëpisë në Gradara të Provincës. Falë frymëmarrjes artificiale, fëmija mundi të merrte frymë, por ndodhet në spital ende në gjendje të dobët shëndetësore. Policia ka marrë nën hetim babanë e fëmijës për neglizhencë, pasi gjatë kohës që fëmija iu largua nga sytë, ai ishte duke bërë një telefonatë të gjatë. E ëma e fëmijës, e shqetësuar për largimin e fëmijës, ka dalë ta kërkojë dhe kur ka parë trupin e tij në pishinë, ka filluar të ulërasë. Në këtë moment, një nga muratorët shqiptarë, që po punonte në banesën pranë, është hedhur në pishinë, ka nxjerrë me kujdes trupin e fëmijës dhe ka filluar t’i bëjë disa masazhe dhe frymëmarrje gojë më gojë derisa i nxori ujin që kishte gëlltitur. Tashmë fëmija gjendet i shtruar në spitalin e Riminit dhe gjendja e tij është ende kritike për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›