E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali-Shqipëri, dy popuj, një det, një miqësi ndalet në Gjirokastër

GJIROKASTER- “Itali-Shqipëri, dy popuj, një det, një miqësi” ka mbërritur edhe në qytetin e Gjirokastrës.
Takimi në kuadrin e këtyre evenimenteve u zhvillua ditën e djeshmë në universitetin “Eqerem Cabej” në Gjirokastër. Tema e këtij aktiviteti ka qënë arkeologjia dhe pasuritë arkeologjike në Luginën e Drinos.

Të pranishmit vlerësuan bashkëpunimin italo-shqiptar në këtë fushë, ndërkohë që përfaqësuesi i Ambasadës italiane në Tiranë Francesco De Luigi, nënvizoi si me shumë rëndësi për të ardhmen informimin për pasuritë arkeologjike të Luginës së Drinos.

Vlerësimet nuk kanë munguar as nga konsulli italian në Vlorë Serzho Stroci, i pranishëm në takim. Ai dorëzoi dhe certifikatat e seminarit për vullnetarizimin dhe operatorët e ruajtjes së pasurisë kulturore.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›