Reja e hirit vullkanik prek Shqipërinë, anullohen fluturimet
TIRANË- Paralizohet gjithë trafiku ajror në Euoropë për shkak të hirit të vullkanit që është shpërndarë në qiellin e kontinentit tonë. Mijëra pasagjerë janë bllokuar, ndërkohë që pezullimet do vazhdojnë dhe në fundjavë. Varshava njofton se mund të anullojë funeralin e presidentit Leh Kazinski për shkak të anullimit të fluturimeve. Vullkani në Islandë ka shkaktuar dhe përmbytje, ndërsa qindra vetë janë evakuuar.
Kaosi i fluturimeve ajrore, i shkaktuar nga reja e hirit vullkanik të Islandës ka prekur dhe Shqipërinë dhe gjithë gadishullin ballkanik. Aktualisht zyra e shtypit në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ ka konfirmuar se fluturimet për në Londër dhe Budapest nga aeroporti ynë sot janë pezulluar.
Kjo pasi aeroportet e Londrës dhe Budapestit janë mbyllur për shkak të resë së hirit që ka mbuluar thuajse gjithë qiellin Europian. Vala e pezullimeve dhe reduktimeve të fluturimeve ajrore ka përfshirë dhe vendet fqinje, Greqinë, Kroacinë dhe Maqedoninë.
Dhjetra fluturime nga Greqia drejt vendeve në veri të Europës janë pezulluar. Kjo sepse në rreth 5 shtete në veri të Europës, aeroportet janë mbyllur. Mijëra njerëz janë bllokuar në aeroporte me shpresë se fluturimet do të rinisin. Por sipas të dhënave në disa vende si Islandë, Britani e Madhe, Norvegji, Suedi etj, aeroportet do vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në fundjavë.
(m.a/News24/BalkanWeb)