E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Shqipëria në ceremoninë festive të NATO-s



Shqipëria merr pjesë në ceremoninë festive të NATO-s që do të festojë 60-vjetorin e krijimit të saj më datën 11 maj në Itali. Sipas mediave italiane, kjo ceremoni do të mbahet në atë që quhet Salla e Senatit. Ky do të jetë evenimenti i parë për Shqipërinë, pas atij të 4 prillit, që do të marrë pjesë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Temat e diskutimit në këtë celebrim do të jenë "Nga origjina tek tranzicioni: rënia e Murit, vendet e reja të Aleancës, puna në vijim" dhe tema tjetër "E ardhmja e NATO-s drejt një bote shumëpolare pas samitit të Strasburg-Kehlit". Sipas mediave italiane, në ditën festive do të marrin pjesë rreth 200 parlamentarë të 38 delegacioneve, mes tyre të vendeve anëtare dhe atyre që sapo janë bërë anëtare. Kjo nismë është promovuar dhe organizuar nga delegacioni parlamentar italian, për të dhënë një shenjë të dukshme të kontributit italian në vlerat e lirisë, demokracisë dhe solidaritetit, të themeluar nga traktati i Uashingtonit, që i ka garantuar gjithë komunitetit transatlantik 60 vjet paqe, stabilitet dhe zhvillim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›