Itali, arrestohet shqiptari, akuzohet për përdhunim
SANREMO- Policia italiane arreston një emigrant shqiptar pasi kishte mundur të përdhunonte 2 vajza rumune duke u shtirur si punonjës i policisë.
Ngjarja ka tronditur opinionin në Sanremo ndërkohë që policia italiane bën të ditur se shqiptari quhet Ilmi Habili 32 vjec.
Dhunë seksuale, sekuestrim personi dhe vjedhje, janë akuzat me të cilat u arrestua shtetasi shqiptar Habili, i cili banonte ne Bolonja të Italisë.
Ai konsiderohet fajtor për sa i përket përdhunimit të dy vajzave rumune, në Sanremo, para disa ditësh, tha zyrtarisht policia.
Nga hetimi doli se i riu shqiptar duke u hequr si një polic arriti të merrte dy vajzat rumune respektivisht nga 19 dhe 20 vjeç, të cilat ndodheshin në rrugë në zonën Taggia dhe Badalucco. Kapja e shqiptarit u bë e mundur nga një investigim i karabinierëve të lokalitetit ku ndodhi ngjarja. Agjentët pohuan se për kapjen e të dyshuarit u nisën nga numri i targës së makinës së tij, e cila ishte e tipit Fiat Punto dhe kishte një ngjyrë të errët.
Por policia u ndihmua edhe nga denoncimi i njërës prej vajzave e cila nga një hotel i Sanremos telefonoi policinë duke kërkuar ndihmë. Policia thotë se ai kishte edhe një precedent tjetër penal për pjesëmarrje në veprime të dhunshme.
(e.n/BalkanWeb)