Steinberg: Duhen ura bashkëpunimi mes Beogradit e Prishtinës
BEOGRAD- Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, James Steinberg qëndron të mërkurën në Beograd, në kuadër të një turneu në disa vende të rajonit. Ai po shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së. Mësohet se pas Beogradit, Steinberg do të vizitojë nesër edhe Prishtinën.
Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, James Steinberg gjatë vizitës së tij në Beograd dhe në Prishtinë, pritet t’i nxisë autoritetet serbe dhe ato kosovare që të tejkalojnë dallimet mes tyre dhe të forcojnë bashkëpunimin.
Para kësaj vizite, ai ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është faktor stabiliteti në rajon. Zyrtari i lartë amerikan, pritet t’i kërkojë Beogradit që të jetë më bashkëpunues me misionin evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX dhe në zbatimin e planit të Ahtisaarit, sidomos në pjesën që ka të bëjë me planin e decentralizimit.
Steinberg ka theksuar nevojën e ndërtimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Në prag të ardhjes së tij në Prishtinë, 13 organizata të shoqërisë civile në Kosovë i janë drejtuar atij me një letër, në të cilën kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e sundimit të ligjit në veri të vendit dhe siç thuhet mungesën e rezultateve të prekshme në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
(e.n/bbc/BalkanWeb)