SHBA, Vetëdeklarohet fajtor shqiptari ne USA, mashtroi me skemën e kredive
HARTFORD-Shqiptar Gjergji Hajati 31 vjec që jeton në SHBA ka pranuar fajësinë lidhur me një skemë mashtruese kredish që i ka shkaktuar klientëve një humbje 1 milione dollarë.
Hajati nga Roki Hill pranoi fajin para gjykatësit Mark Kravits per akuzen e mashtrimit lidhur me nje skeme mashtruese huash në zonen Hartford.
Sipas të dhënave të bëra publike në gjykate, nga shtatori I vitti 2003 Nëntor 2007, Hajati ka shfrytezuar kompanine e tij “Conencticat Partners Mortgage” ne bashkepunim me Xhastin Uilliams, nepunes i tij dhe nje avokat, Daglash Shihan. Konkretisht ata kane ekzagjeruar ne menyre false shifrat e kredive për bleresit e pasurive të patundshme, te cilet i kane blere ato pasuri me vlere me te ulët se sa sasia e huasë apo kredisë. Kjo lloj skeme ka zmadhuar në dokumenta gjithë cmimet e shitjevete te pasurive, shume me teper sesa ato qe jane bere nga bleresit ne menyre qe te bindnin me pas institucionet financiare qe te jepnin fonde për kompaninë e tyre. E gjithë kjo skemë mashtruese ka kushtuar 1 milione dollare.
Pas zbulimit te ngjarjes dhe hetimit nga agjentët e FBI, Hajati u largua në Shqipëri bashke me bashkëfajtoret e tij. Në Shqipëri, Hajati ka jetuar deri ne moshen 17 vjecare me pas ka shkuar ne SHBA. Ai u arrestua nga autoritetet shqiptare teksa kalonte kufirin nga Shqiperia ne Mal të Zi ne 2009 dhe u ekstradua në SHBA në 24 korik 2009. Në rast se denohet per akuzat, Hajati do të përballet me 30 vite burg dhe një gjobë 1 milionë dollarë për secilën nga 8 akuzat qe rendojne mbi te. Dënimi pritet të jepet në 24 Qershor të vitit 2010.
(d.b/News24/BalkanWeb)