Prifti: Ligj për heqjene monopoleve nëtabelat e reklamave
TIRANE- Projektligji për taksat vendore, i cili parashikon një rritje të taksës për reklamën është diskutuar në Këshillin Konsultativ të Biznesit. Përfaqësuesit e sipërmarjes private kanë kundërshtuar draftin dhe kanë deklaruar se rritja e taksës së reklamave me 4.5 herë shton kostot për biznesin.
Në këto kushte, ata kanë kërkuar që niveli i taksave për reklamat të jetë sa në vitin 2008, 10 mijë lekë për metër katror dhe jo 45 mijë lekë që parashikohet në projektligj. Vërejtjet e Këshillit Konsultativ të Biznesit do t’i përcillen qeverisë, e cila do t’i shqyrtojë dhe më pas do të marrë një vendim për projektligjin.
Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, kërkoi sot hartimin e kuadrit ligjor për heqjen e monopoleve në bizneset, që merren me tabelat e reklamave, në mënyrë që hyrja në treg të jetë sa më e thjeshtë për të gjithë, në një start dhe pozita të barabarta.
Gjatë mbledhjes, ministri Prifti tha se "pozitat monopol në këtë biznes janë shfaqur vetëm në bashkinë e Tiranës, e cila favorizon në mënyrë të padrejtë një, apo dy kompani".
(e.n/BalkanWeb)