E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani vdiq natyralisht pasi kishte pirë disa qetësues


Një ditë pas vdekjes enigmatike të Kujtim Osmanit, në banesën e tij nga mbidoza e alkoolit dhe e ilaçeve, ka reaguar Drejtoria e Policisë së Tiranës në një njoftim zyrtar të dhënë prej saj. Sipas policisë informacioni është marrë mëngjesin e të enjtes nga shërbimet e Komisariatit nr.6 Tiranë të cilët janë njoftuar se në afërsi të postës së Vorës është gjendur i vdekur nga familjarët e tij shtetasi 44 vjeçari Kujtim Osmani. Sipas deklarimit të policisë, në vendin ngjarjes shkoi grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalistë, ekspert mjeko ligjor dhe specialistë të hetimit të krimit. Policia pohoi se nga ekzaminimi i mjekut ligjor, rezultoi se vdekja e shtetasit Kujtim Osmani është natyrale, pasi viktima njihej si përdorues i pijeve alkoolike.

"Të afërmit e viktimës, kanë deklaruar se, Osmani shpesh herë pinte qetësues dhe ishte përdorues i rregullt i pijeve alkolike. Nga të dhënat e marra ka rezultuar se gjatë natës së datës 10 nëntor 2009, Osmani ka qënë i sëmurë pasi kishte konsumuar disa qetësues. Viktima është dërguar për ekzaminime të mëtejshme Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërkohë që materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme",- deklaroi policia në njoftimin e saj.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›