E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në Vlorë kreu i një grupi vjedhësish


FIER - Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut në qytetin e Vlorës bën të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Fatmir Marra, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Vlorë. Mbi bazën e materialeve proceduriale dhe operative të administruara nga këto struktura, rezulton se Fatmir Marra ka organizuar dhe drejtuar një grup kriminal, i cili për një kohë të gjatë ka ushtruar aktivitetin e tij në rrethet Fier, Lushnjë dhe Kuçovë në drejtim të vjedhjes së lokaleve, banesave dhe automjeteve. Burimet zyrtare të policisë shprehen se në ngarkim të Fatmir Marrës dhe personave të tjerë, të cilëve për arsye hetimi nuk u bëhen të ditur emrat, janë të dokumentuara ligjërisht vjedhja e 2 lokaleve, 2 banesave dhe 2 automjeteve. Për të gjitha këto ngjarje për Fatmir Marrën dhe personat e tjerë, Gjykatat e Rrethit Gjyqësor Fier dhe Lushnjë kanë vendosur masat e sigurisë "arrest në burg" për veprat penale të "vjedhjes në bashkëpunim", "prodhim dhe shitje të narkotikëve", "prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta". Në momentin e kapjes së Fatmir Marrës në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një automjet veturë e tipit "Alfa Romeo" pa dokumente, në bagazhin e së cilës u gjeten edhe sende të tjera që janë përdorur për këto vjedhje.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›