E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikantët e drogës, edhe grabitës mjetesh

Operacioni “Nissan”

Policia e Tiranës ka publikuar edhe emrat e tre të arrestuarve të tjerë për 2 kg kanabis. Vocaj tha se gjatë operacionit policor të koduar “Nissan”, u bë arrestimi i Artan Enver Hysës, 27 vjeç, Artur Kurt Gurzit, 26 vjeç, dhe Albert Nuri Durmës, 25 vjeç. Ata u kapën te rruga “Myslym Keta”, në afërsi të ish-Kinostudios në Tiranë. Gjatë kontrollit në makinë dhe në banesa, atyre iu sekuestruan 1.5 kg kanabis, 0.5 kg farë kanabisi, automjeti “Nissan Primera”, me targa greke, një pistoletë “TT”, një automatik, mbi 500 fishekë, 13 detonatorë eksplozivi, një granatë dore dhe një peshore me mbetje lënde narkotike. Ata dyshohet se janë të implikuar edhe në aktivitete të tjera të kundërligjshme, me tendencë vjedhje automjetesh, grabitje me armë, të cilët operonin në zonat e Kinostudios dhe në Linzë. Gjatë periudhës janar-qershor 2020, nga struktura kundër trafiqeve dhe narkotike janë goditur 188 raste dhe 261 autorë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë goditur 54 raste më tepër dhe 98 autorë me shumë, ndërsa sasia e lëndës narkotike e sekuestruar është 20 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›