Thaçi nesër në Tiranë, takim me Ramën

Menduh Thaçi dhe Edi Rama / Foto arkiv
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, do të vizitojë nesër Tiranën, ku do të takohet me kreun e PS-së, Edi Rama.
Në takimin që do të mbahet në selinë rozë do të bisedohet për zhvillimet e fundit në Maqedoni, Shqipëri dhe rajon, si dhe për pikat e përbashkëta të bashkëpunimit midis këtyre dy forcave politike shqiptare.
Thaçi udhëton në Tiranë vetëm një javë pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha. Takimi me Ramën është i dyti gjatë këtij viti, pas pritjes së kreu socialist në selinë e PDSH-së në Maqedoni. / INA