E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët kërkojnë Kadarenë president

Ismail Kadare

Në prag të raundit të parë të zgjedhjes së presidentit, këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës në një deklaratë për shtyp i ka bërë thirrje dy forcave më të mëdha politike, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste që të gjejnë konsensus për ti dhënë shqiptarëve një president me vlera kombëtare. Sipas KSUSH- së presidenti duhet të zgjidhet me konsensus sa më të gjerë dhe se figura e Ismail Kadaresë është figura më e përsosur për postin e Presidentit të Republikës.

Sipas opinionit të ndërkombëtarëve zgjedhja e presidentit të ardhshëm të vendit mbart me vete suksesin ose dështimin e integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj shprehim mendimin se Presidenti i Shqipërisë duhet të ketë një profili kombëtar të vlerësuar dhe me konsensus sa më të gjerë nga përkrahja popullore dhe deputetët e parlamentit shqiptar. Këshilli Studentor beson se figura të tilla si shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, kanë profilin e duhur për t’u ulur në pozicionin e të parit të shtetit,thuhet në letrën e Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës.

Këshilli studentor ka dërguar tre letra të hapura, të cilat u janë drejtuar shkrimtarit dhe mjeshtrit të madh të letrave shqipe, Ismail Kadare, kryeministrit, Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. /A.Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›